MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Mjaft me përrallën “do fitojmë skudeton”. Nuk ju beson njeri. Fërshëllimat për Emerson Royal? Po, por kush i meritonte ishte në tribunë. Nuk ka më alibi, për askënd
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Mjaft me përrallën “do fitojmë skudeton”. Nuk ju beson njeri. Fërshëllimat për Emerson Royal? Po, por kush i meritonte ishte në tribunë. Nuk ka më alibi, për askënd

By
Milanistat
25.11.2024
5 Min Read
Share
SHARE

Duke dalë nga San Siro të shtunën, pas Milan-Juventus, mendova menjëherë për ata që kishin harxhuar goxha lekë të parë atë masakër. Të cilët, ashtu si unë, patën udhëtuar me mijëra kilometra për të hyrë në akullnajën e stadiumit dhe për të parë një spektakël të pahijshme për nga çmimet e vendosura për biletat. Në kontekste të tjera, do të kishte shpërthyer kërkesa për rimbursim të parave të shpërdoruara për një 0-0, që nuk ka asnjë justifikim për mënyrën se si Milani zbriti në fushë.

Juventusi bëri lojën e tij, pasi në vështirësi duhet parë gota gjysmë plot, pa harruar se mundësia më e rëndësishme e ndeshjes ishte ajo e bardhezinjve me Cambiason, e ndalur nga një ndërhyrje shpëtimtare e Thiaw. Paulo Fonseca dhe rruga e tij teknike nuk po funksionojnë, tani është evidente dhe Milani është krejtësisht vetëm.

Fishkëllimat në San Siro janë një dënim që po bëhet zakon, veçanërisht ato në fund të ndeshjes kur stadiumi u dëgjua në mënyrë serioze dhe të rëndësishme siç ishte dëgjuar në momentin kur u zëvendësua Emerson Royal. Fërshëllimat për ish Tottenhamin, sërish autor i një paraqitjeje të dobët, nuk janë thjesht ad personam, por janë fërshëllima për ata që e zgjodhën, përkatësisht Furlani, Moncada dhe Ibrahimovic. Kjo është e drejtë që të thuhet.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E nëse më pas vetë Fonseca i jep të drejtë tifozëve, atëherë jemi afër uljes së siparit. Trajneri portugez flet, shpjegon, nuk frenohet t’i thotë gjërat, por është ai që duhet të gjejë zgjidhje. Është ai që duhet t’u japë lojtarëve udhëzime të besueshme, një mentalitet ndryshe. Ndërkohë që lojës dominuese, së cilës i është ungjilltar, nuk i duket as edhe një hije.

Kundër Juventusit pamë edhe një herë shumë konfuzion taktik. Një 4-4-2 në moszotërim me Leaon të shtrënguar pranë Moratës dhe Reijnders që vepron si anësor i majtë. Një zgjedhje që nuk prodhoi asgjë dhe kundër një Juventusi në pikë të hallit, pritej shumë më tepër guxim nga Fonseca, i cili përkundrazi, trashi mesfushën dhe mbajti larg detyrës së tyre lojtarët e sulmit, duke dhënë mesazhin se do të ishte më mirë të mos humbej sesa të fitohej, siç e tregoi më pas me sinqeritet Fofana në deklarimet për shtyp pas ndeshjes.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milani, pa Pulisic në fushë, nuk ka një lojë të kodifikuar që është e tillë, THEAO sot është një kujtim i largët i asaj që ishte një krah shkatërrues pasi nuk është vënë në kushtet për të dhënë më të mirën (përveç një momenti jo edhe aq brilant të Theos), Morata kthehet për të qepur lojën por lë bosh zonën e penalltisë, pikërisht atë ku vendosen ndeshjet.

Do të ishte koha për të rreshtur së foluri për Skudeton, si në nivel drejtuesish ashtu edhe në atë teknik, sepse Champions League e ardhshme është në rrezik dhe nëse nuk arrihet, sigurisht që do të ketë dhimbje nga të gjitha pikëpamjet, sepse të tjerët vrapojnë, e ç’të vrapuar se! Këtë e thotë fusha dhe tani në Champions nuk është i lejueshëm asnjë rezultat tjetër përveç katër fitoreve, duke filluar që nesër kundër Slovan Bratislavës. Të paktën ekziston mundësia për të arritur një objektiv, pra për të arritur në të tetat e Finales dhe të shmangen play off-et.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Por me këtë ritëm, pa shkundje merkatoje, që do të duhet të vërë rezultatet përpara çështjeve ekonomike, ekziston rreziku i një sezoni që pothuajse mund t’i zerojë marrëdhëniet e tifozëve me klubin e tyre. Sepse zgjedhjet e forta, që mund të çojnë në një inversion të tendencës, mund të sjellin në rezultate që vlejnë shumë. Dhe për të gjithë këtë moment përgjegjës janë, edhe pse jo në radhë të parë, pronarët, të cilët u kanë hartuar udhëzimet drejtuese të klubit atyre që më pas duhet t’i çojnë përpara. Të mbërrijmë në maj kështu, më besoni, është e gjatë dhe nuk i leverdis askujt.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:Emerson RoyalMilanMilan-JuventusPaulo FonsecaSan Siro
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?