Është një pjesë në konferencën për shtyp të Zlatan Ibrahimoviç, me rastin e prezantimit të Paulo Fonsekës, që nuk mund të kalojë pa u vënë re, sidomos pasi objektivi Zirkzee dështoi dhe bashkë me të edhe ideja për të sjellë në shtëpi një qendërsulmues premtues. Suedezi iu përgjigj kështu një pyetjeje: “Për tre sulmuesit: njëri është mister X, ai që synojmë. Pastaj varet nga situatat. Joviç është i yni. Megjithatë, tre sulmues janë të mundshëm, asgjë nuk është e pamundur. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Jovic dhe Mister X
Ibrahimovic përmendi dy nga sulmuesit e ardhshëm të Milanit. Njëri tashmë është në shtëpi dhe quhet Luka Joviç: edhe pse nga klubi nuk ka ardhur ende një komunikim zyrtar për rinovimin e lojtarit serb, Zlatan është hera e dytë brenda një muaji që e ka konfirmuar tashmë me fjalë. Qendërsulmuesi, që është etiketuar edhe si Mister X është numri i ardhshëm 9 i kuqezinjve, blerja më e madhe që klubi ka deklaruar se do të bëjë. Duhej të ishte Zirkzee, por holandezi tani është një objektiv tashmë i sfumuar dhe për këtë arsye nga rruga Aldo Rossi po përqëndrohen fort mbi Alvaro Moratën. Kontaktet me agjentin e lojtarit, i cili ka disa probleme ambjentale në Atletico Madrid dhe në futbollin spanjoll, po ecin dhe të dyja palët po kërkojnë një zgjidhje të zbatueshme për nga pikëpamja kontraktuale: nga ana e tij, Milani ofron një kontratë trevjeçare në shifra pak më të ulëta se sa lojtari përfiton aktualisht (midis 5 dhe 6 milionë). Pjesa fikse për t’iu paguar Atletikos nuk shqetëson: Milani do të paguajë klauzolën 13 milionë pa asnjë lloj problemi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mister Y
Pyetja që shtrohet prej ditësh, më saktë që kur Zirkzee është hequr zyrtarisht nga lista e merkatos Milan, është kjo: a po e bën realisht Milani një upgrade duke kaluar nga Giroud-Jovic te Morata-Jovic? Në terma thjesht numerikë, jo: spanjolli garanton mesatarisht pak më shumë se 15 gola në sezon, njësoj si francezi. Atëherë, pranë këtij Mister X dhe Joviç, hipotetiku Mister Z, mungon vetëm maja e diamantit të sulmit kuqezi: që quhet Mister Y. E nëse për numrin 9, trajneri i ri kuqezi Fonseka e dha një identikit (“sulmuesi që duam duhet të luajë pa hapësira në tridhjetë metrat e fundit”), nuk dihet ende se çfarë karakteristikash duhet të ketë forca e tretë e sulmit të Milanit. Ajo që është e rëndësishme të nënvizohet është fakti se Ibrahimovic, e për rrjedhojë edhe klubi, pra, janë të vetëdijshëm se një sezon që synon të luajë shumë më tepër se pesëdhjetë ndeshje sezonale nuk mund t’i përballojë vetëm me dy elementë atje përpara. Duhet kuptuar nëse Milan a do ta ndjekë këtë objektiv, kur do ta bëjë dhe mbi çfarë lloj profili do të përqëndrohet: në një rezervë për Moratën? Mbi një rezervë të Joviç? Një hibrid mes një qendërsulmuesi dhe një sulmuesi të dytë? Apo një tjetër titullar që mund të konkurrojë me Moratën dhe Joviç? Kjo mbetet për t’u parë, por Ibra e ka sqaruar edhe këtë çështje: “Duam të kemi lojtarë që të përdoren, nuk duhet të jenë këtu për të humbur kohë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>