Milanistët, mes zhgënjimit dhe shpresës: pesha e rëndë e një viti gri

Nga momentet e pakta të lavdisë te zhgënjimet e shumta, tifozët Rossonerë përballen me një sezon që na ka lënë më më shumë pyetje se siguri

Milanistat
4 Min Read

Të jesh tifoz i Milanit sot është e vështirë. Futbolli është diçka që duhet të japë kënaqësi, gëzim, të të bëjë të ndihesh në qiellin e shtatë, por ndonjëherë ngjan edhe thjesht si kaos. Dhe pikërisht kjo e fundit na ka rënë për pjesë këtë sezon. E megjithatë, tifozllëku na lidhin me kujtimet, me miqtë, me ëndrrat. Është më mirë të bësh tifo për një skuadër sesa të ndjekësh personazhe të famshëm apo njerëz të diskutueshëm, apo jo?

Interi dominon? Duke dëgjuar komentet dhe telekronikat, duket sikur je në InterTV, ngjan pikërisht kështu. Dhe kjo e bën edhe më të vështirë të mendosh vetëm për Milanin. Gjatë viteve të fundit, çdo gabim i yni na është kthyer kundër. U dorëzuam në gjysmëfinalen e Champions League pa luftuar. Këtë vit dështuam përballë Feyenoordit, duke favorizuar me apo pa dashje rivalët, ata që kanë marrë madje edhe emrin e stadiumit.

Edhe merkato është e ndërlikuar. Sigurisht, na mungojnë njerëz të zotë për të blerë e për të shitur, por herë pas here na ndodh mes duarsh edhe ndoonjë marrëveshje e mira, si ajo me Giroud. Por te Interi disa lojtarë kushtojnë miliona që nuk ekzistojnë. E çuditshme, apo jo? Nave na thuhet se disa gjëra nuk mund të bëhen, por duket se të tjerat i bëjnë pa asnjë problem. Nëse ata thyejnë rregullat, marrin vetëm një shuplakë. Ndërsa Ne, paguajmë gjithmonë.

Pronësitë kineze? Tek ne lanë pas vetëm rrënoja. Te Interi fituan një skudeto përpara se të zhdukeshin. Por futbolli është emocion, thonë. Por, këtë vit, emocione kemi pasur pak: një fitore në Madrid, disa derbe të fituara. Por përgjithësisht, një vit anonim, pa mposhtur as Torinon. Gjashtë fanella të ndryshme për një sezon të “shpëtuar” qetësisht.

Dhe tani, kjo sipërmarrje e madhe e Interit na dhemb edhe më shumë. Një Barcelonë plot tangërllëk e favorizoi fitoren e tyre, e drejtuar nga një mbrojtës i cili, kur ishte te ne, stërvitej për faqe të zezë. Po sot? Sot ata festojnë, ndërsa ne jemi akoma dhe më poshtë në klasifikim. Skuadrat që na kanë mposhtur luajnë Championsin, ndërsa Scudetto i “dhurohet” Napolit.

Po finalja jonë e 14 majit? Më shumë sesa një shpresë, ngjante me një kërcënim: humbja ishte, ndoshta, vepra më e mirë, për të mos u vetmashtruar dhe lënë pas dorë gjithë magësirat e këtij sezoni. Po, sepse fitorja e Kupës do t’i jepte krahë dëmsjellësve që nuk do ta kishin problem ta përsërisnin sërisht edhe sezonin tjetër dëmin e madh që pësuam këtë vit, dhe atë të një viti më parë, dhe atë të një viti më parë akoma. E dimë që do të kalojmë një verë tjetër debatesh midis të zhgënjyerish, të zemëruarish dhe nostalgjikësh. Dhe ironikisht, gjithçka mund të varet nga Donnarumma. Si për të na kujtuar se, edhe në një vit kaq të zymtë, disa fantazma nuk do të na lënë kurrë rehat.

OPINIONET E SHPREHURA NË KËTË HAPËSIRË SHPREHIN OPINIONET PERSONALE TË BASHKËPUNËTORËVE DHE JO DOMOSDOSHMËRISHT TË REDAKSISË

Share This Article
Pa Komente