Zemër e vjetër Rossonere. Mund ta themi apo jo? Në këtë rast, po, duke dëgjuar deklaratat e Thiago Silvës pasi Fluminense e tij eliminoi Interin nga Botërori për Klube: “Kam menduar gjatë gjithë kohës për Milanin, mendoj se tifozët e Djallit do të jenë të lumtur me këtë rezultat. A kam folur me ndonjë Rossoner? Jo, jo, vetëm me Allegrin me të cilin jemi miq shumë të mirë…”. Dhe, me sa duket, Max diçka të dobishme do t’i ketë thënë mbrojtësit brazilian, e ç’të thënë: “Më dha informacione të mira – shton ish PSG-ja -, e telefonova këtë javë: i kërkova informacione për Interin, ai foli me shumë respekt për ta si skuadër sepse i respekton shumë. Nuk arritëm të flisnim për Milanin sepse nuk patëm shumë kohë, por i thashë se në janar, nëse mundem, do të vij ta takoj atë dhe Ibrën”…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
