Që nga ardhja e Christian Pulisic, Milani ka ndryshuar fytyrë, veçanërisht përsa i përket paparashikueshmërisë dhe cilësisë sulmuese të ekipit.
Por është atëherë kur amerikani mungon ku vërehet vërtetë pesha e tij. Rendimenti në kampionat pa të është padyshim nën mesatare: vetëm një fitore, tre barazime dhe dy humbje. Me vetëm 6 pikë nga 18 të mundshmet.
Gjashtë ndeshjet e Serie A, pa Pulisic
Ja lista e plotë e ndeshjeve të kampionatit të luajtura pa Christian Pulisic, nga vera e 2023 deri më sot:
- Milan-Udinese 0-1 – E shtunë, 4 nëntor 2023
- Lecce-Milan 2-2 – E shtunë, 11 nëntor 2023
- Verona-Milan 0-1 – E premte, 20 dhjetor 2024 (fitorja e vetme)
- Milan-Genoa 0-0 – E diel, 15 dhjetor 2024
- Milan-Roma 1-1 – E diel, 29 dhjetor 2024
- Juventus-Milan 2-0 – E shtunë, 18 janar 2025
I vetmi sukses pra, i ardhur është ai jashtë fushe, në Bentegodi. Në San Siro, me Kapiten Amerikën out, Djalli nuk kanë fituar kurrë në kampionat.
Krahasimi: me Pulisic, një tjetër Milan
Kur ish Chelsea dhe Borussia Dortmund është në fushë, Milani ka një rendiment shumë më solid.
Fitoret shtohen, manovra është më fluide dhe saktësia ofensive e Rossonerëve përmirësohet dukshëm.
Diferenca midis paraqitjeve me dhe pa Pulisic është e qartë dhe e matshme: fitohet më shumë dhe vuhet më pak.
Champions League: me përjashtim të Crvena Zvezdës
Interesante është të vërehet se në Champions League, e vetmja ndeshje në të cilën Pulisic ishte në infermieri – ajo kundër Crvena Zvezdës sezonin e kaluar – u mbyll me një fitore të Rossonerëve.
Por bëhet fjalë vetëm për një rast të izoluar. Një ndeshje që Milani e fitoi me jo pak vështirësi…
Një Milan shumë Puli-dipendent?
Leximi i të dhënave nuk lë vend për dyshim: pa Pulisic, Milani duket se është më pak efikas dhe më pak i qëndrueshëm.
Ndërsa nga njëra anë të kesh një lojtar kaq me ndikim është një lajm shumë i mirë, nga ana tjetër evidentohet një varësi teknike.
Në prag të impenjimeve të ardhshme, mbajtja e shëndetshme dhe e disponueshme e amerikanit mund të bëjë diferencën në garën për të arritur objektivat sezonale.
Mister Massimiliano Allegri, sido që të jetë, do ta gjejë një zgjidhje, pra edhe nëse do të duhet të bëjë pa numrin e tij 11, për 3-4 javë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>

