Pas barazimit 2-2 me Atalantën, Alessandro Costacurta, një legjendë Rossonere, u shfaq në studiot e Sky dhe deklaroi se: “Milani, pa Leaon, luajti shumë më mirë. Për sulmuesit mund të flasësh në një lloj mënyre, por me të në fushë po pëson më shumë gola. Është një fakt i padiskutueshëm që bën dhe do të bëjë të diskutohet. Me Leaon në fushë, Milani nuk është më një grup me njëmbëdhjetë lojtarë”.
Por a është vërtet kështu? Le të shohim se çfarë thonë shifrat e Djallit në këto nëntë ndeshjet e para të kampionatit, me dhe pa Leaon në fushë:
PA LEAON
Ndeshje të luajtura: 4
Fitore: 3
Barazime: 0
Humbje: 1
Pikë të grumbulluara: 9
Gola të shënuar: 7
Gola të pësuar: 2 (të dy kundër Cremoneses)
ME LEAON
Ndeshje të luajtura: 5
Fitore: 2
Barazime: 3
Humbje: 0
Pikë të grumbulluara: 9
Gola të shënuar: 7
Gola të pësuar: 5
Gola të shënuar nga Leao: 3, që kanë sjellë katër pikë
Duke analizuar shifrat, del se pa Leaon, Milani ka patur një mesatare pikësh për ndeshje më të lartë dhe ka pësuar më pak gola, por nuk mund të injorojmë një kalendar shumë më i vështirë me portugezin në fushë (Napoli, Juventus, Fiorentina, Pisa dhe Atalanta).
Plus edhe fakti se në tri ndeshjet e fundit, Djalli nuk ka mundur të mbështetet mbi lojtarë kyç për lojën e Allegrit, si Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic.
Dhe i gjithë Milani, në përgjithësi, ka pasur më shumë vështirësi në këto ndeshje, veçanërisht për nga këndvështimi fizik, duke qenë se, për shkak të organikës së shkurtër, iu ka dashur që praktikisht të luajë me të njëjtët lojtarë, vazhdimisht.
Në këtë pjesë të parë të sezonit, Rossonerët kanë treguar se mund të performojnë mirë edhe pa Leaon, ndoshta duke dhënë performanca edhe më bindëse skuadre sesa kur portugezi ka qenë në fushë, por nëse Rossonerët duan të luftojnë për objektiva të mëdhenj, nevojitet patjetër numri 10.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
