Midis transferimeve të bujshme dhe lëvizjeve të reja të merkatos në hyrje, formacioni i Milanit të Allegrit në funksion të sezonit të ardhshëm mund të ndryshojë vërtet në mënyrë drastike. Askush nuk është i pashitshëm dhe as i paprekshëm, askush nuk e ka një vend të garantuar. Ndaj, siç nga merkato pritet të shihen disa blerje të rëndësishme. Tare dhe njerëzit e merkatos Milan po punojnë në mbi shumë tavolina njëkohësisht, siç konfirmohet nga shumë lajme merkatoje që qarkullojnë në ambjentin Milan këto ditë. Ndaj, bazuar në zërat më të fundit dhe në ato që kemi arritur të mbledhim gjatë këtyre orëve, jemi përpjekur të hartojmë dhe të paraqesim për ju se cili do të mund të ishte formacioni i ri i Milanit në ëndrrat e Allegrit për sezonin e ardhshëm, gjithnjë, siç e theksuam edhe më lart, duke marrë për bazë lajmet më të fundit të merkatos. Rezultati përfundimtar, me shumë karakteristika të reja të merkatos, pra, është padyshim interesant: le t’i hedhim një sy formacionit, me titullarët dhe rezervat e mundshëm rol pas roli.
- Portier
Maignan-Sportiello - Mbrojtës i majtë
Vanderson-Jimenez - Qendërmbrojtës
Leoni-Gabbia - Qendërmbrojtës
Tomori-Pavlovic - Mbrojtës i majtë
Cambiaso-Udogie-Fortini - Mesfushor sulmues
Fofana-Bondo - Regjisor
Modric-Xhaka-Bouaddi - Mesfushor sulmues
Javi Guerra-Luftus Cheek - Sulmues i djathtë
Pulisic-Saelemaekers - Sulmues i majtë
Leao-Chiesa - Qendërsulmues
Vlahovic-Kean-Gimenez
Ky pra mund të ishte formacioni i ëndrrave të Allegrit për Milanin e sezonit të ardhshëm, bazuar në zërat më të fundit të merkatos që po qarkullojnë në ambjentin Rossoner.