Duket se fundi i një epoke, të vogël, është gjithnjë e më afër. Theo Hernandez rihapet ndaj pistës arabe dhe tifozët e Milanit mund të shohin një tjetër nga heronjtë e Scudettos së 19-të të largohet. Fati i futbollistit të kombëtares franceze duket kështu i vulosur prej kohësht dhe transferimi i tij për fat të keq është bërë i pashmangshëm. Na lë kështu një nga mbrojtësit më të fortë anësorë të historisë së Djallit dhe, për ata që mund të mos pajtohen, nuk jemi ne që e themi këtë, por shifrat.
Milani dhe Theo, një epilog i padrejtë për një histori që meritonte krejt tjetër
Milani, kështu, e gjen veten me një fashë të majtë pa pronar. Po, sepse përjashtuar arsyet personale dhe karakteriale që kanë influencuar goxha shumë mbi këtë epilog, do të jetë vërtet e komplikuar të gjendet një mbrojtës i majtë si Theo Hernandez. Ndikimi i tij, në këto 6 vitet e fundit, është i padiskutueshëm dhe shpërthimet e tij e kanë bërë Milanin të rikthehet ku e meritonte. Që nga mbërritja e tij deri te shpërthimi me Stefano Piolin, klasi ’97 ka bërë diferencën, edhe pse me ato ulje-ngritje që duket se janë konstante të performancave të tij.
Bekimi i Paolo Maldinit dhe rekordet e thyera, ai shpërthim kundër Atalantës dhe goli në finalen e Superkupës kundër Interit. Mund të përmendim të tjera, por për fat të keq vetëm gjërat negative do të mbeten në kujtesën kolektive. Largimi me të kuq kundër Feyenoord, në ndeshjen e kthimit të Playoff-it të Champions League, duket se pati gërryer plotësisht marrëdhënien me tifozerinë Rossonere, krahas qëndrimeve që, me shumë mundësi, rrjedhin nga çështje jashtë fushe.
Idetë e trajnerit për rilançimin Rossoner
Me pak fjalë, e kemi të vështirë të mendojmë se Milani do të arrijë të gjejë një zëvendësues të denjë që në këtë seancë merkatoje. Sidomos kur mendon kufizimet ekonomike fantazmë që Rossonerët vendosin në çdo negociatë. Blerja e një mbrojtësi të fortë si Theo, për shifra afër 20 milionë eurove është e paimagjinueshme sot, ashtu siç është e paimagjinueshme, pavarësisht gjithçkaje, që Milani po shet një nga mbrojtësit më të fortë të krahut në botë, për vetëm 30 milionë. Një epilog i padrejtë për një histori dashurie që meritonte shumë më tepër.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
