Lajmi i lançuar nga kolegu gazetar i besimit kuqezi dhe eksperti i madh i futbollit, Carlo Pellegatti, është i bujshëm: po zhvillohen negociata për kalimin e Milanit te një pronar tjetër pronësi amerikane. Nga Gerry Cardinale te familja Steinbrenner, pronarë të New York Yankees.
Një zë i pritur me entuziazëm të madh nga tifozët, të lodhur nga drejtimi i RedBird që i ka tërhequr Rossonerët në humnerë për nga këndvështrimi sportiv: nga një Scudetto dhe një gjysmëfinale e Champions League, objektiva të arritur falë punës së jashtëzakonshme të Paolo Maldinit, i larguar më pas nga vetë Cardinale, në vendin e tetë në renditje dhe një ambjent totalisht të kthyer për së mbrapthi.
Një projekt krejtësisht i dështuar, pa kokë e pa këmbë, i cili edhe me Massimiliano Allegrin dhe me Igli Taren po përplaset me të njëjtat probleme si gjithmonë. Shkurt, mirë se të vijë ndryshimi i pronësisë, edhe pse ka shumë të ngjarë që edhe me Steinbrenners politika nuk do të ndryshonte shumë, por do të ishte një duhmë ajri të pastër.
Me ardhjen e tyre, sigurisht që do të ketë edhe ndryshime në managementin e klubit: ka qenë vetë Pellegatti që ka folur për këtë çështje në një intervistë të tij në Alanews.
Jo vetëm Galliani: me Steinbrenners, rikthimi tjetër i madh te Milani
Që tani, me RedBird po flitet me insistim për një rikthim të Adriano Galliani në krye të klubit, me shumë mundësi në rolin e një super konsulenti.
Një ardhje e mundur vetëm pas Closing për shitjen e Monzës te pronësia e re, që do t’i jepte fund përfundimisht historisë së familjes Berlusconi në botën e futbollit. Në këtë mënyrë, Galliani do të ishte i lirë dhe ideja e rikthimit te Milani është shumë e fortë.
E ndoshta, kush e di, ky ndryshim pronësie mund ta favorizonte edhe më tej rikthimin e tij: “Është e vështirë të thuhet përse sepse detajet nuk janë ende të qarta. Sigurisht do të synohej rikthimi në klub i atj ‘milanizmi’ të humbur gjatë këtyre viteve, për shembull me rikthimin e Adriano Gallianit. Nëse Adriano rikthehet, nuk mendoj se do të kishte ndonjë revolucion: do të konfirmohej Allegri dhe ndoshta edhe drejtuesit e tjerë, por kjo do të sillte përsëri frymën milaniste aq shpesh të munguar”, tha Pellegatti.
Por vëmendje, sepse mund të ketë vend edhe për Paolo Maldini: “Me drejtuesit aktualë, Maldini i ka portat e mbyllura. Por, nëse do të kishte një ndryshim në drejtim të klubit dhe një rikthim të Gallianit, një vend për Paolo Maldinin nuk do të ishte aq i pamendueshëm. Çdo gjë mund të ndodhë. Nuk është e sigurt nëse vetë Maldini do të ishte i interesuar, ndoshta do të ishte ai që mund të thoshte jo, por nëse rikthehet Galliani, mund të ndodhte çdo gjë. Do të ishte Adriano ai që do të vlerësonte rikthimin e ish-kapitenit Rossoner; nëse do ta mendonte të përshtatshëm, mund t’ia propozonte dhe ta diskutonin së bashku”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
