Sezoni 2023/24 i Djallit ka përfunduar faktikisht dy ndeshje më herët, me konfirmimin përfundimtar të vendit të dytë pas Interit, me gjithçka që kjo renditje përfshin: kualifikimin për Champions League të radhës, Superkupën e ardhshme të Italisë dhe sigurinë e një skuadre që vlen, që ka akoma shumë potencial dhe që do të duhet të punohet për ta nxjerrë plotësisht atë. Ja çfarë duhet për të mbyllur hendekun me kreun.
PANKINA – Drejtimi që klubi duket se ka marrë është i qartë: në fund të sezonit do të kemi lamtumirën jo vetëm të Olivier Giroud, i cili vetëm dje shpalli zyrtarisht fatin e tij amerikan, por edhe të Stefano Piolit. Trajneri i kuqezinjve do të duhet të takohet me klubin në fund të kampionatit për të diskutuar, por përshtypja e përgjithshme është se kuqezinjtë dhe trajneri parmez do të ndahen. Prej kohësh ka shpërthyer edhe gara për trajnerin e sezonit të ardhshëm, me shumë e shumë emra të afruar me Milanin, disa më të mirëpritur (Conte mbi të gjitha, i cili megjithatë duket i komplikuar), të tjerë padyshim më pak (Lopetegui, i cili ndezi edhe revoltën e tifozëve, protesta e Curva dhe atmosfera surreale e një San Siroje të heshtur). Hapi i parë, megjithatë, për të dizajnuar Milanin e sezonit të ardhshëm është vendosja e bazës teknike: nevojitet emri përfundimtar i trajnerit të ardhshëm.
ORGANIKA – Pastaj, bashkë me trajnerin, do të nisë projekti 2024/25 në të gjitha aspektet dhe drejtuesi teknik do të japë edhe indikacione për skuadrën që do të ndërtojë. Para këtij sezoni, Milani ka ndryshuar shumë, shumë, dhe nuk pritej që blerjet e reja do të bënin kaq mirë: Pulisic mbi të gjitha, Reijnders dhe Loftus-Cheek, pastaj Okafor, Jovic, Chukwueze – që iu desh pak kohë, por në fund të sezonit edhe ai arriti nivele interesante të rendimentit. Kjo do të thotë se skuadra kuqezi ka dëshmuar që ka vlerë të konsiderueshme dhe se do të jetë në gjendje të përmirësohet mjaft në vitet e ardhshme, veçanërisht nëse mbështetet më tej me përforcime të synuara. Çelësi për të ardhmen e Milanit do të sillet rreth aftësisë së atij që do të jetë në stol për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e skuadrës, për të filluar gjuetinë kundër Interit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>