MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milani nuk ndalet më: pas Musah, tani një tjetër goditje e fortë!
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Milani nuk ndalet më: pas Musah, tani një tjetër goditje e fortë!

By
Milanistat
16.08.2023
4 Min Read
Share
SHARE

Yunus Musah është goditja e tetë në merkato e Milanit, që është tërbuar dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet ende. Mesfushori amerikan – shumë i dëshiruar nga pronarët amerikanë, drejtuesit dhe trajneri i rosonerëve Pioli – do të zbarkojë në Milano në orët e ardhshme.

Moncada dhe Furlani, të cilët prej javësh kishin në dorë marrëveshjen me Musah, kanë përshpejtuar me Valencian orët e fundit. Spanjollët i ulën kërkesat e tyre ekonomike dhe në fund Milani e mbylli aferën me rreth 20 milionë euro, përfshirë bonuset. Vullneti i vetë Musah ishte vendimtar për suksesin e negociatave. Por, siç thamë, rosonerët tashmë po shikojnë edhe për aferat e ardhshme të merkatos.

Vjen Musah, ikën Rebiç: tani Milani është gati për lëvizje të tjera në merkato

E ndërsa marrëveshja e Musahut po mbyllej, Milani ka lëvizur edhe më merkaton në dalje. Në fakt, kuqezinjtë kanë finalizuar transferimin përfundimtar të Ante Rebiç te Besiktas. Në arkën e klubit do të përfundojnë vërtetë vetëm 500 mijë euro, por e rëndësishmja ka të bëjë me kursimim e madh në pagë (rreth 4.5 milionë bruto në sezon).

Por ndër të tjera, Sky Sport gjatë këtyre orëve ka zbuluar se me Besiktashin mund të jetë edhe një tjetër negociatë pas asaj të Rebiç. Në fakt, turqit do t’i kishin kërkuar Milanit edhe Junior Messias, një tjetër emër në largim. Oferta e parë e Besiktas është konsideruar e ulët për klubin e rrugës Aldo Rossi, por gjatë orëve të ardhshme ajo mund të përmirësohet për të arritur në një akord. Thënë këto, sipas lajmeve të fundit, Milani tani po shqyrton edhe një tjetër goditje të fortë në merkato.

Nëse me Musah, me përjashtim të surprizave, praktikisht sistemohet mesfusha, Milani po mendon seriozisht të rikthehet në merkato për të përforcuar edhe më tej repartin e sulmit. Kjo pasi Noah Okafor edhe pse shumë i mirë, nuk konsiderohet qendërsulmues i pastër nga Pioli.

Në fakt, trajneri i rosonerëve do të donte të kishte një tjetër sulmues të parë klasik në skuadër, si Giroud, për të qenë të qartë. Një emër që po qarkullon me ngulm në mjedisin rosoner është ai i xhevahirit të ri argjentinas Alejo Veliz, 19-vjeçarit në pronësi të Rosario Central. I fortë fizikisht dhe me një nuhatje të lindur për golin, djaloshi po vlerësohet edhe nga Torino. Por ka edhe më shumë.

Shitja – dhe rrjedhimisht kursimi i madh nga paga e tij – e Rebiç mund të hapë në fakt rrugën për një tjetër goditje më të rëndësishme në sulm. Mbi të gjitha në rast se, pas kroatit, edhe Milani arrin të huazojë Colombo (e kërkon Cagliari) dhe të shesë Origi (një sy ofertave arabe). Ja pra, tek rishfaqet një emër shumë i rëndë në orbitën e rosonerëve.

Në fakt, siç raporton Repubblica, mund të ketë një rikthim për Gianluca Scamacca, në largim nga West Ham por që ndiqet gjithashtu edhe nga Roma. Sipas të përditshmes, Milani mund të rihapë këtë pistë pikërisht në sajë të shitjes së Rebiç. Scamacca shtyn që të rikthehet në Itali, ai do të donte të transferohej në Romë, e cila megjithatë ende nuk ka arritur ta mbyllë goditjen. Kështu Milani mund të përfitojë dhe të ndërhyjë për të provuar një tjetër goditje të fortë në merkato. Por, fushata e bujshme e transferimeve të Milanit mund të mos ndalet ende këtu, përkundrazi.

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?