Me Jasharin thuajse në shtëpi, tani Milan po i afrohet afër mbylljes edhe të një tjetër blerjeje: e enjtja, dita kyçe për mbylljen e operacionit, detajet
Në periudhë merkatoje koha kalon shumë shpejt dhe ditën e fundit, në casa Milan duket sikur janë orë dhe gjatë këtyre orëve ka pasur shenja shumë inkurajuese në lidhje me mbylljen e çështjes Ardon Jashari. Më në fund, Milani duket se e ka detyruar Club Brugge të dorëzohet: palët aktualisht janë në bisedime për të arritur një marrëveshje përfundimtare, jo aq shumë për shifrat (shifrat e fundit janë konfirmuar, d.m.th., 33 milionë euro fikse plus bonuse) por mbi metodën dhe planin e pagesës së të gjithë shumës. Blerja e Jasharit, pavarësisht se si kanë shkuar negociatat (që zgjasin prej dy muajsh tashmë), është sigurisht mbaruarmiratuar: po flasim për një nga talentet më të mirë në qarkullim, për rolin, duke kompletuar një formacion që edhe kështu është i fortë, që përfshin Ricci, Modric, Fofana dhe Loftus-Cheek.
Mbyllur çështja Jashari (presim miratimin dhe dritën jeshile të Club Brugge gjatë orëve të ardhshme), Milan tani po përqendrohet mbi një çështje tjetër të rëndësishme: mbrojtësi i djathtë. Është marrë vesh tashmë që është Athekame i Young Boys objektivi kryesor i Rossonerëve, pasi fillimisht u përpoqën të blinin Pubill e më pas Guela Doué. Një opsion më pak i kushtueshëm dhe më në linjë me projektin RedBird.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Athekame gjithnjë e më afër, detajet
Oferta e parë e Milanit për Athekame u refuzua: 7 milionë eurot e propozuara nuk janë të mjaftueshme dhe duhet rritur paksa oferta. Çmimi i kërkuar prej zviceranëve është 10 milionë, po flasim pra për një distancë vërtetë shumë të vogël, lehtësisht të kapërcyeshme. Kjo është edhe arsyeja pse optimizmi është kaq i lartë dhe ka një shans shumë të mirë që më në fund operacioni të finalizohet. Kur? Me shumë mundësi që këtë të enjte. Të mërkurën është në program një ndeshje e rëndësishme e Young Boys kundër Baselit dhe klubi dëshiron që Athekame të jetë në fushë. Pas kësaj, mund të japin më në fund dritën jeshile që lojtari të niset për në Milano dhe të fillojë këtë aventurë të rëndësishme. Milan, që gjatë mesnatës së mbrëmshme e ngriti ofertën nga 7 milionë euro në 8 milionë euro plus bonuse; çmimi i kërkuar, siç thamë, është 10.5 milionë euro. Marrëveshja, pra, do të mbyllet pa probleme, por së pari duhet pritur ky takim i rëndësishëm të mërkurën. Nga e enjtja e tutje, me pak fjalë, çdo moment është një kohë e mirë për të mbyllur operacionin. Milani është i bindur se mund ta mbyllë pa asnjë problem: klasi 2004, Athekame, është një djalosh me perspektiva të mëdha, i cili fillimisht do të përballet me vështirësi, por mund të dhurojë kënaqësi të madhe në planin afatgjatë. Një investim plotësisht në përputhje me projektin e klubit, me objektiv rritjen e vlerës së secilit aset më vete.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>