MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milani nuk investon? Shifrat thonë ndryshe. Por… problemi është se si të investohet
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milani nuk investon? Shifrat thonë ndryshe. Por… problemi është se si të investohet

By
Milanistat
23.06.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Në pritje që të nisë më së fundi edhe merkato kuqezi, mes shumë zërave për lojtarë që largohen dhe pak, për momentin, për lojtarë që vijnë, gjendja shpirtërore e tifozëve është gjithnjë e më pak e këndshme: ndjesia e përgjithshme është se gjatë merkatos Milani lëviz ngadalë, me shumë kufizime të vetëimponuara dhe me një kapacitet shpenzimesh më të ulët sesa lejojnë llogaritë e vërteta. Ndjesi që në të vërtetë gjejnë pasqyrim në lidhje me vështirësinë e panevojshme me të cilën menaxhohen operacionet: diçka që shumë shpresonin se mund të përmirësohej me dyshen Tare/Allegri, por me sa duket është ende e rrënjosur fort në modus operandi të Casa Milan.

Për pjesën tjetër, shifrat, dhe marrim në shqyrtim ato të pas COVID (2021) e këndej, na tregojnë për një Milan që ka investuar, përsa i përket shpenzimeve për kartonat e lojtarëve, në një mënyrë padyshim të madhe. Klasifikimi që propozojmë ka të bëjë me diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve të klubeve të ndryshme evropiane dhe Milani është në vendin e tetë: minus 270 milionë midis të ardhurave dhe shpenzimeve, është skuadra e parë e Serie A në këtë renditje dhe pas vetëm big klubeve angleze që për sa i përket të ardhurave kompeticion-të drejtave televizive, janë një kampionat më vete.

  • Chelsea (-747,6 mln)
  • Manchester United (-620,2 mln)
  • PSG (-518,8 mln)
  • Tottenham (-483,8 mln)
  • Arsenal (-439,6 mln)
  • Newcastle (-383,5 mln)
  • West Ham (-315,2 mln)
  • Milan (-270 mln)
  • Manchester City (-261 mln)
  • Liverpool (-233,7 mln)
  • Juventus (-207,9 mln)
  • Marsiglia (-169, 4 mln)
  • Bayern Monaco (-156,5 mln)
  • Real Madrid (-110,3 mln)
  • Atletico Madrid (-103,8 mln)
  • Aston Villa (-97 mln)
  • Bayer Leverkusen (-53,9)
  • Barcellona (-0,7 mln)
  • Borussia Dortmund (+66,1 mln)
  • Inter (+100,3 mln)

Por kjo nuk është diçka për t’u mburrur: nëse Interit (nerazzurrët sidoqoftë kompensohen me rritjen e ndjeshme të faturës së pagave) i është dashur të përballojë shitje të dhimbshme dhe investime të kufizuara (në kartonat e lojtarëve), si është e mundur që Milani, falë një strategjie të kujdesshme dhe funksionale të nisur nga Gazidis, duke qenë në gjendje të përballojë investime të një lloji të caktuar, të ketë rezultate sportive padyshim më të këqija?

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Merkato padyshim nuk është gjithçka dhe ndërtimi i një skuadre është shumë më tepër sesa mbledhja e kostos së kartonave, por pasja e mundësisë së shpenzimeve më shumë se kundërshtarët, rrit pritshmëritë. Dhe duke pasur parasysh rezultatet, këto shpenzime nuk mund të përdoren si “krenari”, duke u bërë kështu një thikë me dy tehe: është e qartë se, me përjashtim të rasteve të rralla, lojtarët e blerë kanë qenë krejtësisht të gabuar (të paktën për kontekstin e Milanit). Duke shkuar në rend, mund të përmendim De Ketelaere, Musah, Okafor, Loftus-Cheek, Morata, Adli, Chukwueze: lojtarë që për një arsye a për një tjetër nuk kanë dhënë për aq sa janë paguar.

Një situatë që, në vitin ku do të ketë më pak për të investuar për shkak të mungesës së të ardhurave nga Champions League e do të na duhet të mbështetemi gjithnjë e më shumë (dhe me rrezik) mbi player trading – shkëmbimin e lojtarëve, shpresa është që kursi i ri sportiv i firmosur Tare dhe Allegri të mund të identifikojë profilet më të përshtatshme për kontekstin. Gjë që nuk do të thotë domosdoshmërisht më të shtrenjtët: të shpenzosh shumë nuk është garanci për sukses. Milani e tregoi vjet më së miri këtë aksiomë. Sigurisht, të kesh më shumë kapacitete shpenzimesh rrit gamën e opsioneve dhe të mundëson të bësh më pak gabime… Është pak si një qen që kafshon bishtin.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?