Në stadiumin plot e përplot Al Awwar të Riadit të jenë të pranishëm edhe disa njohje të vjetra të botës Milan. Në një ndeshje që duhet fituar, kuqezinjtë do të kenë disa tifozë specialë…
Në një skenë ndërkombëtare si ajo e Al-Awwar Park a Riyad të Arabisë Saudite, futbolli po përgatitet të shkruajë një kapitull të ri në historinë e tij plot emocione dhe rivalitete. Në fakt, mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Italisë, event që do të përballë dy klubet më të suksesshme të Italisë: Milanin dhe Juventusin.
Në zemër të natës saudite, pritet një ndeshje emocionuese, ku tribunat e stadiumit prestigjioz që premtojnë të shndërrohen në një vorbull plot tifozë pasionantë, gati për të mbështetur ekipet e tyre të preferuara deri në sekondën e fundit. Disa tifozë do të jenë më specialë se të tjerët.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Emocioni Pioli
Një nga prezencat më domethënëse në tribuna që do të jetë sigurisht ajo e Stefano Piolit, ish-trajnerit të Milanit. Vizita e tij nuk kaloi pa u vënë re; dje, në fakt, Pioli ka shkuar në qendrën teknike të Al Shabab, duke përfituar nga rasti për të përshëndetur ish-lojtarët e tij si edhe ka biseduar me Sergio Conceicao. Mes përqafimeve, buzëqeshjeve dhe batutave, ish-trajneri i kuqezinjve ka rishijuar edhe një herë atmosferën Milan, duke u përqafuar me ata që bashkë me të kontribuan në skudeton e fundit të Djallit dhe që, falë vendit të dytë të marrë në sezonin e fundit të Serie A, i kanë mundësuar Milanit të konkurrojë në skenën e futbollit saudit këto ditë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sfida më e pritur
Pritshmëritë për këtë ndeshje janë shumë të mëdha, aq sa në Al-Awwar Park tashmë janë shitur të gjitha biletat. Kjo, në vetvete, përfaqëson një kontrast të fortë me ndeshjen e djeshme gjysmëfinale ndërmjet Interit dhe Atalantës, ku nëpër tribuna pati shumë vende bosh. Entuziazmi rreth ndeshjes së sotme, e para e Sergio Conceicaos në pankinën e kuqezinjve, është simptomë e rëndësisë dhe apelit që futbolli i këtyre dy skuadrave ka edhe jashtë kufijve të Serie A, ku nuk është lajm më që janë të dy klubet më të ndjekura, duke konsoliduar praninë dhe tërheqjen e tyre në kontekste ndërkombëtare.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një tjetër ish
Stefano Pioli, në shkallët e stadiumit do të shoqërohet nga një figurë e njohur që do të brohorasë për Milanin: bëhet fjalë për Luca Antoninin, ish-futbollistin kuqezi dhe tani trajner i Under17 i Al Nassr. Prania e tij i shton një pjesë tjetër narrativës së kësaj mbrëmje futbollistike, duke theksuar faktin sesi ish-lojtarët dhe trajnerët ruajnë një lidhje të pazgjidhshme me ngjyrat dhe skuadrat që kanë përfaqësuar gjatë karrierës së tyre, pavarësisht nga rruga e marrë pasi varën këpucët në gozhdë.