Në Milano, askush nuk gënjehet më nga letrat, renditja apo iluzioni i një rruge të shtruar me petale.
- KALENDAR I LEHTË? PIKËRISHT KËTU FSHEHET RREZIKU MË I MADH
- KALENDARI: GJASHTË SFIDA QË DUHEN FITUAR ME DETYRIM
- Torino – Milan (8 dhjetor, 20:45): Fillimi i një maratone
- Milan – Sassuolo (14 dhjetor, 12:30): Rikthimi i “orës së mallkuar”
- Milan – Hellas Verona (28 dhjetor, 12:30): Para festave, një tjetër provë nervash
- Cagliari – Milan (2 janar, 20:45): Fillimi i vitit në një fushë të zjarrtë
- Milan – Genoa (8 janar, 20:45): Grinta e Ballardinit, sfidë e ftohtë dimri
- Fiorentina – Milan (11 janar, 20:45): Mbyllja e ciklit me testin më të fortë
- RREZIKU I MADH: MILANI KUNDËR “TË VOGLAVE” – STATISTIKAT QË TREMBIN
- FAKTORI PSIKOLOGJIK: LEÃO, MAIGNAN DHE LIDERËT DUHET TË FLAKIN HEZITIMIN
- TESTI I VËRTETË I SKUADRËS QË SYNON TITULLIN
Kalendari i ardhshëm mund të duket si një dhuratë e parakohshme dimri: gjashtë sfida radhazi kundër skuadrave të “të vogla”, ekipe që aktualisht ndodhen në pjesën e poshtme të Serie A.
Por në Casa Milan, ky nuk është motiv lumturie – përkundrazi, është kambana e alarmit që bie me forcë.
KALENDAR I LEHTË? PIKËRISHT KËTU FSHEHET RREZIKU MË I MADH
Pse? Sepse pikërisisht këto ndeshje, ato që duken të thjeshta në letër, kanë krijuar plagët më të mëdha të këtij sezoni.
Barazimet e hidhura me Cremonesen, Pisan dhe Parmën janë shembulli më i qartë se Milani i Allegrit ka një problem sistemik: vuan kundër ekipeve që i mbyllen, që kërkojnë vetëm të mos humbasin dhe që shfrytëzojnë çdo gabim.
Ndryshe nga përplasjet direkte me rivalët e tjerë të kreut, kuqezinjtë shpesh e humbasin agresivitetin dhe idetë pikërisht kundër këtyre kundërshtarëve, duke krijuar një paradoks të rrezikshëm.
Dhe tani vjen cikli më delikat i kampionatit: një rrugëtim ku të gjitha pikat duken të detyrueshme, por ku çdo rrëshqitje mund të ketë pasoja të pakthyeshme në garën për titull.
Allegri e di mirë: për të ruajtur kryesimin dhe për të hyrë në vitin 2026 me ambicie të plota, Milani nuk mund të lejojë asnjë lapsus. Këto gjashtë sfida janë testi më i madh i mentalitetit të skuadrës.
KALENDARI: GJASHTË SFIDA QË DUHEN FITUAR ME DETYRIM
Torino – Milan (8 dhjetor, 20:45): Fillimi i një maratone
Një transfertë gjithmonë e komplikuar, ndaj një skuadre fizike dhe agresive. Nuk ka vend për start të butë.
Milan – Sassuolo (14 dhjetor, 12:30): Rikthimi i “orës së mallkuar”
Ato ndeshjet e mesditës ku kuqezinjtë shpesh kanë ngecur. Ku përqendrimi bie dhe ritmi venitet.
Milan – Hellas Verona (28 dhjetor, 12:30): Para festave, një tjetër provë nervash
Një kundërshtar i luftës, që kërkon vetëm mbijetesën dhe që e ka zbritur ritmin e skuadrave të mëdha më shumë se një herë.
Cagliari – Milan (2 janar, 20:45): Fillimi i vitit në një fushë të zjarrtë
Sardenja është gjithmonë e paparashikueshme. Në rikthimin pas pushimeve, çdo skuadër është rrezik.
Milan – Genoa (8 janar, 20:45): Grinta e Ballardinit, sfidë e ftohtë dimri
Një skuadër që mbron mirë, vrapon shumë dhe e bën ndeshjen “të shëmtuar”. Pikërisht ato që MIlani i urren.
Fiorentina – Milan (11 janar, 20:45): Mbyllja e ciklit me testin më të fortë
Italiano po krijon një futboll ofensiv, të freskët dhe teknik. Një betejë që vjen në fundin e një cikli të lodhshëm.
RREZIKU I MADH: MILANI KUNDËR “TË VOGLAVE” – STATISTIKAT QË TREMBIN
Mund të duket e çuditshme, por pikërisht këto kundërshtarë të vogël i kanë shkaktuar Allegrit problemet më të mëdha. Tre barazimet më të dhimbshme të sezonit kanë ardhur kundër skuadrave me buxhete minimale, që shpesh dalin në fushë vetëm për t’i mbyllur hapësirat kuqezinjve.
Allegri e ka theksuar disa herë: “Ndeshjet që të japin titullin janë ato kundër atyre që ju i quani të vogla”. Dhe aktualisht, Milani nuk po dominon aty ku duhet më shumë.
FAKTORI PSIKOLOGJIK: LEÃO, MAIGNAN DHE LIDERËT DUHET TË FLAKIN HEZITIMIN
Që ky cikël të kalojë pa pasoja, Milanit i duhet një përqendrim total. Nuk mjafton një Leão që ndizet një herë në ndeshje. Nuk mjafton një Maignan që shpëton gjithçka në momente kritike. Këto ndeshje brutalizojnë skuadrën, e testojnë në trurin dhe nervat e saj.
Ekipi duhet të tregojë gjakftohtësi, cinizëm dhe maturi. Gabimet individuale në këto sfida peshojnë shumë më tepër se zakonisht.
TESTI I VËRTETË I SKUADRËS QË SYNON TITULLIN
Gjashtë ndeshjet e ardhshme nuk janë thjesht një kalendar i favorshëm – janë një kurth klasik për çdo skuadër që mendon se titulli fitohet vetëm në sfidat “e mëdha”.
Për Allegrin, kjo periudhë do të tregojë fytyrën e vërtetë të Milanit:
një skuadër që e do titullin, apo një skuadër që ëndërron kot?
Nëse Milanit do t’i buzëqeshë vërtet e ardhmja, përgjigja duhet të fillojë pikërisht tani. Në Torino, në Sardenjë, në San Siro dhe në Firence.
Këto gjashtë ndeshje nuk janë një avantazh.
Janë provimi final i karakterit të Milanit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
