Krosim i Theo Hernandez, kthesë me takë nga Giroud: topi mbërrin te Rafa Leao i cili, me një shtirje dhe një finte dhe me një shpërthim të shpejtë, çorienton Bastonin dhe De Vrij përpara se ta depozitojë topin në rrjetë. Një gol sa i bukur aq edhe domethënës, jo vetëm për tre pikët që i garantoi kuqezinjve më shumë se një vit më parë, por edhe sepse ishte goli i fundit i Milanit në një derbi.
Agjërim
Milani, i freskët me titullin e kampionit, luajti dhe dominoi për një kohë të gjatë atë ndeshje në fillim të shtatorit 2022 kundër Interit dhe e fitoi me rezultat 3-2. Që atëherë kundër “kushërinjve” gëzimet nuk kanë trokitur më në derë. Nga janari në maj, katër ndeshje të tjera kundër nerazurrëve i kthyen pas një faturë të hidhur skuadrën së Piolit: katër humbje, shtatë gola të pësuar, zero të shënuar. Zero. Ndoshta është pikërisht ky aspekti që ka bërë Stefano Piolin dhe stafin e tij të reflektojnë më shumë gjatë verës. Kundër rivalëve qytetas dhe rivalëve për trofe të rëndësishëm, të mos shënosh as edhe një herë në katër ndeshje ishte një mungesë shumë e rëndë. Një mulli që me Interin, kohët e fundit, paraqet llogari të hidhura në çdo aspekt: në 10 ndeshjet e fundit, midis Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League, kundërshtarët kanë shënuar gjithmonë të parët. Një tjetër aspekt i qëndrimit ndaj ndeshjes që do të duhet të ndryshojë të shtunën. Por këtu bëhet fjalë për punën me mend, ndërsa për golin nevojiten cilësi dhe ide.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Tridhëmbëshi
Si cilësia ashtu edhe idetë u shfaqën më së miri në tre ditët e para të kampionatit. Pioli ka vendosur të revolucionarizojë skakierën taktike të Milanit dhe klubi ka vënë në dispozicion të trajnerit lojtarë më të gatshëm. Një mbi të gjithë është Christian Pulisic, i cili së bashku me ish shokun e tij të Chelsea, Giroud dhe bashkëpunëtorin e ri në krahun e kundërt Rafa Leao, kanë treguar tashmë gjëra shumë të mira mes golash, asistesh dhe lojërash të bukura e të suksesshme. Në ditën e katërt do të paraqitet pengesa më e madhe, e para reale e këtij sezoni. Një mur nerazurr që Djalli nuk e shemb dot prej katër ndeshjesh. Një ekuilibër më i madh në mesfushë dhe cilësia e konsiderueshme në të dy krahët, e jo vetëm në të majtë, mund të jenë çelësat për t’ia bërë jetën më të vështirë Interit në krahasim me ndeshjet e fundit. Sulmi i Milanit vjen në këtë ndeshje me tetë gola të shënuar: shtatë prej të cilëve pikërisht nga Giroud (4), Pulsic (2) dhe Leao (1). Milani, me një sulm të rinovuar, do ta sfidojë edhe këtë tabu.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>