Milani lëshohet mbi xhevahirin e Bayern Munich: duel i hapur me Juventus dhe Inter

Kuqezinjtë kanë nisur sulmin e parë të merkatos së janarit, duke vendosur në shënjestër një nga diamantet më premtues të akademisë së Bayern Munich, i cili është në prag skadence kontrate me gjermanët dhe ndiqet nga gjigantët italianë. Milani tenton të “digjë” konkurrencën, me një projekt të qartë për ta rritur talentin në Milanello dhe për ta afruar shumë shprejt me Skuadrën e Parë nën drejtimin e Max Allegri...

Milanistat
3 Min Read

Milani nuk humb kohë. Me afrimin e merkatos së janarit, drejtori sportiv Igli Tare ka nisur të vizatojë lëvizjet e para strategjike për të ardhmen.

MILANI NIS MERKATON ME OBJEKTIV TË QARTË

Objektivi është i qartë: të ndërtohet një skuadër e bazuar te talentet e reja, me potencial të madh teknik dhe perspektivë europiane. Për këtë arsye, kuqezinjtë kanë hedhur sytë drejt Bundesligës dhe akademisë së Bayern Munich.

Emri që ka ndezur radarët e klubit është ai i Adin Licina, trekuartisti klas 2007, me cilësi spikatura kreative, që në Bavari konsiderohet si një nga profilët më interesantë të brezit të ri. Kontrata e tij skadon në qershor dhe kjo situatë e bën objektivin ekonomikisht shumë të leverdishëm.

SFIDË ME JUVENTUS DHE INTER – GARA FILLON TANI

Sipas asaj që raportojnë kolegët e të përditshmes së madhe sportive La Gazzetta dello Sport, Milani ka nisur kontaktet e para për të testuar terrenin dhe për të përfituar nga rrethanat kontraktuale.

Por rruga nuk është e lirë. Në skenë janë futur edhe Juventus dhe Inter, të gatshme të hapin një duel të vërtetë merkatoje për të siguruar kartonin e lojtarit.

Përballë konkurencës së ashpër italiane, Milani ka gjetur një mënyrë për të avancuar. Plani është të garantohet një projekt i qartë zhvillimi dhe minutash për lojtarin, duke e bindur atë se Milano është destinacioni ideal për rritjen e tij.

PLANI I MILANIT: LICINA NË “MILAN FUTURO”

Strategjia është e rafinuar: nëse operacioni mbyllet me sukses, hapat e parë Licina do t’i bëjë te “Milan Futuro”, projekti i ri i klubit ku talentet më premtuese marrin minutazh konstant dhe rriten brenda një sistemi të unifikuar teknikisht me skuadrën e parë.

Objektivi është i dyfishtë: nga njëra anë, mbrojtja e investimit dhe zhvillimi i tij pa presion, dhe nga ana tjetër, ndjekja e afërt për të vlerësuar momentin e duhur për ta nxjerrë në skenën e madhe të Serie A.

Ideja e klubit është që në momentin e pjekurisë, Licina të futet në orbitën e ekipit të parë nën udhëheqjen e Max Allegri.

INVESTIM PËR TË ARDHMEN

Ky operacion është një sinjal i qartë i Milanit: projekti teknik ka në qendër talentet e reja dhe krijimin e një bërthame të fortë për të ardhmen.

Në një merkato gjithnjë e më të shtrenjtë, identifikimi i talenteve para shpërthimit bëhet arma kryesore për klubet që mendojnë strategjikisht.

Në një kohë kur Juventusi dhe Inter po ndërtojnë gjithashtu projekte të reja mbi bazën e talenteve, gara për Adin Licina mund të shndërrohet në një duel simbolik të vizionit të tre gjigantëve të futbollit italian.

Në ditët në vijim priten zhvillime të reja. Milani ka nisur sulmin. Sfida sapo ka nisur.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article