Rikthehet këtë javë Kupa e Italisë 2025-2026 me ndeshjet e raundit të 1/8-ve. Do të luhen 6 nga 8 sfidat e planifikuara: dy prej tyre, në fakt, do të zhvillohen gjatë muajit janar. Gjithsesi, ndeshjet janë me një përballje të vetme: në rast barazimi pas 90 minutash, do të luhen kohë shtesë. Nëse rezultati mbetet i barabartë, do të ekzekutohen penalltitë për të përcaktuar skuadrën që kualifikohet në çerekfinale.
Kupa e Italisë, në 1/8 Lazio-Milan
Milani i Massimiliano Allegrit, për ironi të fatit, do të përballet sërish me Lazion e Maurizio Sarrit, të cilën e mposhti 1-0 në kampionat në “San Siro”, fundjavën e kaluar. Kësaj here, megjithatë, sfida do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës: është planifikuar për të enjten, 4 dhjetor, më 21:00. Kush kalon më tej, mes bardhekaltërve dhe kuqezinjve, do të gjejë në çerekfinale fituesin e Bologna-Parma.
Ja më poshtë kalendari i plotë i 1/8-ve të Kupës së Italisë
- Juventus-Udinese, e martë 2 nëntor, ora 21:00
- Atalanta-Genoa, e mërkurë 3 nëntor, ora 15:00
- Napoli-Cagliari, e mërkurë 3 nëntor, ora 18:00
- Inter-Venezia, e mërkurë 3 nëntor, ora 21:00
- Bologna-Parma, e enjte 4 nëntor, ora 18:00
- Lazio-Milan, e enjte 4 nëntor, ora 21:00
- Roma-Torino, e martë 13 janar, ora 21:00
- Fiorentina-Como, e martë 27 janar, ora 21:00
Këto janë çiftimet e përcaktuara për çerekfinalet
Pjesa e majtë e tabelës
- Fituesi i Bologna-Parma vs fituesi i Lazio-Milan
- Fituesi i Juventus-Udinese vs fituesi i Atalanta-Genoa
Pjesa e djathtë e tabelës
- Fituesi i Inter-Venezia vs fituesi i Roma-Torino
- Fituesi i Fiorentina-Como vs fituesi i Napoli-Cagliari
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
