Milani kërkon goditjen e madhe: shikoni kush mund të vijë! | Merkato

Në planet e merkatos Milan është padyshim një blerje e rëndë, bujshme me peshë shumë të madhe: ja kush është në shënjestër të Rossonerëve.

Milanistat
5 Min Read

Në këtë dritare të merkatos verore, Milan padyshim do të marrë një qendërsulmues të ri, të kalibrit të lartë. Për këtë nuk ka dyshim. Allegri e ka kërkuar, Tare e ka ripërsëritur dhe konfirmuar. Duke hapur rrugën ndër të tjera edhe për identikitin e duhur të objektivit mbi të cilin Milani do të kërkohë të lëshohet. Qendërsulmuesi i ri, i cili duhet të jetë një sulmues i nivelit të lartë dhe fizikisht i fortë, do të përfaqësonte blerjen e vërtetë të bujshme të merkatos Rossonere. Për këtë arsye, në shënjestër të klubit të rrugës Aldo Rossi kanë përfunduar kaq shumë sulmues të jashtëzakonshëm, mes sugjerimeve të çmendura, ëndrrave të vërteta të merkatos dhe objektivave të vërteta e të bujshme. Prandaj, ne kemi bërë qartësi mbi atë se kush mund të zbarkojë vërtet te Milani deri në fund të kësaj merkatoje verore, duke azhurnuar të gjitha përqindjet, nga më i vështiri e deri te blerja më e mundshëm: le t’i zbulojmë pra sëbashku emrat që qarkullojnë në orbitën Milan dhe se sa mundësi kanë ato për të zbarkuar e luajtur në barin e San Siros:

  • 1% Gyokeres
  • Bomberi suedez nuk mund të mos pëlqehet dhe shumë madje, por kushton shumë. Jashtë mundësive të Milanit, praktikisht zero shanse.
  • 5% Osimhen
  • Pavarësisht zërave të shumtë që qarkullojnë, veçanërisht gjatë ditëve të fundit, Osimhen mbetet po ashtu një objektiv absolutisht jashtë mundësive të Milanit.
  • 10% Embolo
  • I është propozuar Milanit. Kostot do të jenë të përmbajtura, por zvicerani nuk duket se i intrigon në mënyrë të veçantë Rossonerët.
  • 15% Guirassy
  • Një dëshirë e vjetër e Milanit që është rikthyer në modë, veçanërisht kohët e fundit. Edhe në këtë rast, megjithatë, kostot do të ishin të tepërta për arkat e kuqezinjve.
  • 20% Nunez
  • Uruguaiani është afër Napolit të Contes. Për momentin, pra, mbetet thjesht një sugjerim i ftohtë në optikën Milan.
  • 25% Lucca
  • Edhe italiani gjithashtu duket shumë afër Napolit. Por kini kujdes. Në rast mosarritje akordi me Azzurrët, kuotat e tij mund të rriteshin papritur për te Milani.
  • 28% Jackson
  • Sulmuesi i Chelsea pëlqehet shumë nga Milani, por është gjithashtu shumë i shtrenjtë. Është në listë dhe ka pasur kontakte me shoqëruesit e tij, por mbetet një ëndërr merkatoje, të paktën për momentin.
  • 30% Retegui
  • Objektiv konkret, që e pëlqejnë si Tare ashtu edhe Allegri. Megjithatë, Atalanta qëllon shumë lart: rreth 55/60 milionë euro. Shumë.
  • 40% Dovbyk
  • Një tjetër dëshirë e vjetër e Milanit, që është rishfaqur gjatë orëve të fundit. Për cilësinë, karakteristikat dhe çmimin, mund të përfaqësojë një opsion shumë intrigues për Rossonerët.
  • 43% Mateta
  • Tjetër gjigant që ka përfunduar në radarët e Milanit. Qendërsulmuesi francez i Crystal Palace pëlqehet për cilësinë dhe karakteristikat, dhe përfaqëson fuqinë fizike që Milani po kërkon. Kosto: afërsisht 30 milionë euro.
  • 45% Mitrovic
  • Serbi do të donte të rikthehej në Evropë. Por ai ka një pagë të frikshme te Al-Hilal (25 milionë euro në sezon), të cilën me siguri do të duhet ta ulë. I pëlqen Tares, çmimi i kartonit nuk do të ishte shumë i lartë.
  • 50% Boniface
  • Gjigandi nigerian i Bayer Leverkusen është ndër ofertat më të fundit që janë shfaqur në orbitën Milan. Mund të konfirmojmë se ai është një emër shumë i fortë në listën e Tares.
  • 55% Vlahovic
  • Mbetet gjithnjë zgjedhja e parë e Allegrit për të përforcuar repartin e tij ofensiv. Është në largim nga Juventusi, i cili do të ishte i gatshëm të pranonte një shumë modeste (rreth 20/25 milionë) për ta shitur menjëherë madje mund edhe t’i paguante menjëherë një dëmshpërblim lojtarit, çfarë do të thotë se futbollisti mund të kërkonte më pak përsa i përket pagës. Sepse për tani, paga e tij e lartë është pengesa që duhet kapërcyer për Milanin, i cili mbetet në pritje të Vlahovic dhe pret zhvillime. Por, jo vetëm sulmuesit. Përkundrazi!
Share This Article
Pa Komente