MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milani im, mes ëndrrës dhe realitetit… të ashpër
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Milani im, mes ëndrrës dhe realitetit… të ashpër

By
Milanistat
21.06.2025
10 Min Read
Share
SHARE

Kaloi edhe një tjetër javë pune intensive për Igli Taren dhe Max Allegrin, të përshkruar nga mediat si në harmoni të madhe dhe të zënë deri natën vonë duke shoshitur profile dhe lojtarë, të mbështetur nga Giorgio Furlani, gjithmonë i vëmendshëm në vlerësimet ekonomiko-financiare të lidhura me secilin emër. Akoma nuk është përfunduar asnjë operacion i rëndësishëm, por kam ndjesinë se “garantët” e projektit teknik, siç i kemi përkufizuar, po ndërmarrin hapat e duhur.

Atëherë, të përpiqemi, të bëjmë ndonjë hipotezë se si do të jetë skuadra rossonere që do të nisë kampionatin e ri. Hipoteza ime është se Allegri dëshiron të niset me 1-4-3-3 bazë, që mund të transformohet, në varësi të lojtarëve, kundërshtarëve dhe lojërave të ndryshme brenda ndeshjes, në një 1-4-2-3-1. Në analizë fillojmë nga lojtarët e pranishëm në skuadër, për t’i shtuar më pas, blerjet e reja të mundshme.

Fillojmë nga e ashtuquajtura zona nevralgjike: mesfusha. Ruben Loftus-Cheek, zhgënjyes sezonin e kaluar edhe për shkak të dëmtimeve të shumta, mund të rezultojë të jetë një “blerje e re” nëse, siç besojmë, Allegri dëshiron të përqendrohet mbi të. Loftus mund të luajë si një mesfushor apo mesfushor sulmues, rol ky i fundit ku mund do të mund të garantonte edhe disa gola siç bëri në sezonin ’23-’24 kur, edhe duke mos magjepsur, realizoi një koleksion prej dhjetë golash në të gjitha kompeticionet ku mori pjesë; Youssouf Fofana, një mesfushor i përcaktuar mbrojtës, por që e kemi parë të lëvizë në mënyrë efektive edhe në tranzicionet ofensive si mesfushor dhe si mesfushor sulmues: ai sigurisht nuk është një play-maker i dizajnuar për të diktuar ritmin e lojës; Filippo Terracciano dhe Warren Bondo (një lojtar ende substancialisht për t’u zbuluar) do të mbeten me sa duket në një rol mbështetës në kuptimin pozitiv të termit, ndërsa operacioni Musah-Napoli është në një fazë stopimi dhe në çdo rast ende nuk e dimë se cili do të jetë fati i amerikanit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Tare po punon me shumë zell në rrugën që të çon te Granit Xhaka, lojtar që di si të bëjë të dëgjohet në fushë, nga kundërshtarët dhe shokët. Graniti ka luajtur kryesisht në rolin e mesfushorit qendror me detyra mbrojtëse, “përçarëse”. Një lojtar me temperament të madh dhe me eksperiencë, lider i Arsenalit të Artetës, një shpatë midis shumë pengesave. Pas Arsenalit, shkon te Bayer Leverkusen duke gjetur Xabi Alonson, tjetër trajner bask si Arteta e, nëse është e vërtetë midis baskëve dhe livornezëve ka disa afinitete, kombinimi me kuqezezën mund t’i sjellë dobi gjithë skuadrës.

Në listën e mesfushorëve duhet të jetë edhe Luka Modric, me të cilin, që nga emërimi i tij, DS Tare po përpiqet të mbyllë akordin: e vetmja pengesë, jo e vogël, është nevoja për të bindur familjen e kroatit të largohet nga Madridi. Luka është një organizator, gjysmëanësor, trekuartista, ai është lojtari që do të sillte personalitet, karizëm, që do të kontribuonte në ngritjen e nivelit teknik të të gjithë skuadre. Themelore për nga këndvështrimi im.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Qershia mbi tortë, do të ishte mbërritja e Javi Guerra në trekëndëshin e mesfushës, lojtar i Valencias, që sapo mbushi 22 vjeç, por ka zhvilluar pothuajse 80 paraqitje në La Liga. Javi është një mesfushor modern, fleksibël dhe i gjithanshëm: mund të veprojë si një gjysmëanësor klasik, duke lidhur repartet ashtu dhe përpara mbrojtjes, me një shok reparti, për të qenë vendimtar në fazën e ndalimit falë aftësisë së tij të madhe në leximin e lojës. Një tjetër element ideal për rilindjen e Rossonere.

Së fundmi, do të doja ta plotësoja repartin me blerjen e Samuele Riccit, klas ’01, edhe ai një lojtar polivalent, i rëndësishëm për rikrijimin e një bërthame të fortë lojtarësh italianë. Sigurisht, mesfusha mund të konsiderohet e mbipopulluar, por besoj se është e nevojshme pasja e një vizioni afatmesëm-afatgjatë që projekton Milanin në Champions League.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Duke e marrë të mirëqenë, të paktën për momentin (dhe Tare na ka siguruar), qëndrimin e Mike Maignan dhe portierëve të tjerë kryesorë në organikë, shqyrtojmë repartin mbrojtës, që mund të mbështetet te Gabbia, Pavlovic, Thiaw dhe Tomori. Besoj se është e nevojshme ardhja e një lojtari të vlefshëm, të ri por me përvojë, i cili mund të jetë Cristhian Mosquera i Valencias, 191 cm i gjatë, teknik, i fortë në markime, i vëmendshëm. Klubi po ecën përpara edhe në merkato dhe ka kërkuar nga Parma mbrojtësin e ri qendror Leoni, por kërkesa e emilianëve (35 milionë euro) është konsiderua, me të drejtë, e tepërt. Sidoqoftë, për të shtuar një mbrojtës qendror në repart, do të nevojitet një tjetër shitje.

Emergjenca e vërtetë është në rolin e mbrojtësit anësor, në të dy krahët. Në të majtë, siç është shkruar tashmë, mund Zinchenko të vijë nga Arsenali ose Udogie, në këtë rast përmes një shkëmbimi me Theo Hernandez.

Në korsinë e djathtë ka më shumë pasiguri: Emerson Royal nuk ka dhënë garanci, ndërsa për Walker, megjithëse i lavdërueshëm për atë që i dha skuadrës, klubi nuk e ushtroi të drejtën e blerjes në fund të huazimit. Pastaj është i rikthyeri Alexis Saelemaekers, fillimisht i blerë si mbrojtës i djathtë dhe më pas i transformuar në një sulmues anësor: lexojmë se Allegri do të donte ta shndërronte sërish, në Cuadradon e tij, eksperimenti mund të jetë interesant dhe Alexis është sigurisht një që nuk ngurron. Ndër blerjet e mundshme, emrat më të përfolur janë Guela Douè, klas ’02, nga Bregu i Fildishtë, i rritur te Rennes dhe tani te Strasbourg, më i zoti në sulm sesa në mbrojtje, dhe Givairo Read, hollandez, i rritur te Volendam dhe tani te Feyenoord, klas ’06. Nëse mund të zgjidhja, do të përpiqesha të përpiqesha me Fiorentinën për të siguruar mbrojtësin e djathtë Dodô, një lojtar me karakteristika ofensive, por që është rritur shumë edhe në fazën mbrojtëse dhe e njeh mirë Serie A.

Kalojmë në repartin ofensiv. Përsa i përket anësorëve, nuk ka asnjë diskutim për krahun e djathtë, është Pulisic, i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues dhe në krahun e kundërt, dhe Leao në të majtë, edhe ai i palëvizshëm vetëm në rast të ndonjë oferte monstruoze totalisht të paturpshme. Alternativat janë Chukwueze dhe Jimenez.

Zgjedhja vendimtare, sipas vetë Drejtorit Sportiv, do të jetë ajo e qendërsulmuesit. “Nuk mund të gabojmë”, janë fjalët e shqiptuara nga Igli në një kontekst privat. Do të jetë e rëndësishme të gjejmë një lojtar që të mund të garantojë një numër të mirë golash. Profili mund të korrespondojë me atë të Darwin Núnez, sulmuesit uruguaian të Liverpoolit, 25 gola në 88 paraqitje: jo një rezultat aq i madh, por duhet vlerësuar në dritën e 32 golave ​​në 57 ndeshje te Benfica. Një emër tjetër është ai i Lorenzo Lucca, shkolla granata, 20 gola në 70 paraqitje: sërish, jo shifra shumë entuziaste, por Lorenzo do të ishte një tjetër pjesë e grupit italian.

Në atë pikë, duhet kuptuar e ardhmja e “Bebote” dhe, të mos harrojmë, e Francesco Camardës. Shumë kujdes drejt qendërsulmuesit të ri të shkollës rossonere: djaloshi e ka humbur tashmë një sezon, i përdorur rrallë si në Skuadrën e Parë ashtu edhe në U23. Nëse do të bihet bast mbi të, duhet guxim për ta menduar si zgjedhje të dytë, apo pse jo, në të njëjtin nivel me konkurrentët për rolin: përndryshe, më i mirë një huazim në një kontekst ku të këtë një probabilitet të lartë për të luajtur.

Ja, pra, njëmbëdhjetëshja Rossonere e dëshirave të mia (por pa ekzagjeruar): (1-4-2-3-1) Maignan midis shtyllave, linja mbrojtëse me 4 lojtarë me Dodo në të djathtë, në të majtë Zinchenko/Udogie, mbrojtës qendrorë, Gabbia/Tomori dhe Mosquera; mesfusha me Xhakën dhe Fofana; tre lojtarët në mbështetje të qendërsulmuesit, nga e djathta në të majtë, Pulisic, Modric/Javi Guerra dhe Leao, qendërsulmues Darwin Núnez.

Me të gjitha variablat e mundshëm të përshtatshëm të diktuara nga eventet në fushë.

Ky pra është, Milani im, mes ëndrrës dhe realitetit të ashpër!

*Opinionet e shprehura në këtë artikull nuk janë domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?