Milani rrezikon të pësojë një tjetër goditje shumë të rëndë: një ish beniamin i Rossonerëve ka përfunduar në shënjestrën e Interit. Një negociatë që mund të ndezë flakë merkaton në prag
Rivaliteti midis Milanit dhe Interit është gati të marrë flakë edhe jashtë fushës. Teksa Rossonerët festonin suksesin e tyre të fundit në Kupën e Italisë, Nerazzurrët po studionin një tjetër operacion merkato që rrezikon të tërbojë ambientin milanist. Sipas raportimeve, në fakt, Interi po e konsideron seriozisht ish lojtarin e Milanit si një zëvendësues të denjë për Sommer. Një ide e bujshme, e cila mund të bëhet realitet në merkaton e ardhshme verore.
Mund të rikthehet në Milano, por në bregun Nerazzurrëve
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Bëhet fjalë pikërisht për Gigio Donnarummën, i cili u largua nga Milani si transferim i lirë më 2021 mes polemikave dhe zhgënjimit të tifozëve, e që pabesueshmërisht mund të rikthehet në Milano, por kësaj here duke veshur fanellën e Interit. Nuk është sekret fakti që Marotta dhe Ausilio po kërkojnë një portier cilësor për të zëvendësuar Sommerin, kontrata e të cilit skadon më 2026 dhe portieri i PSG-së do të ishte përforcimi ideal për ta. Edhe pse, duhet thënë që operacioni është kompleks: Donnarumma fiton 10 milionë euro neto në sezon dhe Paris Saint-Germain, për ta çliruar një vit më herët nga skadimi i kontratës, mund të kërkojë rreth 30 milionë euro.
Milani vëzhgon me zemërim: hipoteza derby edhe më e flaktë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe kontraktuale të marrëveshjes, Interi beson në mundësinë e rikthimit të Donnarummës në Milano. Një lëvizje që, nëse do të arrihej, do t’i shndërronte derbet e ardhshme të San Siros në një qendër të vërtetë vullkanike. Tifozët Rossoneri, që edhe kaq janë shumë të prekur nga lamtumira e tij katër vjet më parë, nuk do ta pranonin lehtë ta shihnin të mbronte portat e rivalëve të tyre qytetas. Ndërkohë, Milani shikon me shqetësim dhe përgatitet për një verë që premton të jetë e flaktë në shumë fronte.