“Wawww, një bonancë e vërtetë!” thërret një personazh i famshëm në një reklamë për një panettone edhe më të famshme. E ulërasin edhe tifozët pas performancës brilante në Kupën e Italisë. Një 3-0 që konfirmon shëndetin e Milanit të shtatorit: një ekip argëtues, spektakolar dhe i sigurt në të gjitha aspektet.
Por dua të nxjerr në pah një cilësi të shkëlqyer të Milanit të Allegrit: personalitetin! Në nivel individual, një duartrokitje e veçantë për një kampion absolut, të cilit do t’i jap një nofkë të veçantë. Adrien Rabiot është tashmë një lider i madh i këtij grupi.
Ndaj dhe nuk e kuptoj se përse më duhet ta mbaj entuziazmin. Timin dhe të shumë vëllezërve Rossonerë që i pashë aq të lumtur pas fitores në Udine. Sikur të kishin rigjetur një mik të dashur që iu kishte humbur në konfuzionin e dy sezoneve të fundit.
Tek e shihja të bukur, të shëndetshëm, të buzëqeshur dhe spektakolar, siç ishte Milani i të shtunës mbrëma, na ridha shpresat se më në fund është ndërmarrë rruga drejt normalitetit.
Ajo që të çon në krye të klasifikimit, ajo që i shtyn tifozët e futbollit të mos humbasin asnjë ndeshje të një skuadre që stilin, klasin dhe elegancën e ka pasur gjithmonë markën e saj të identifikimit. Një normalitet që ka parë edhe rikthimin e një figure themelore, si ajo e Drejtorit Sportiv, që i nxorri menjëherë thonjtë e tij në blerjen e Kampionit Modric.
Duket se Igli Tare ka qenë gjithmonë në shkollën e Silvio Berlusconit, kur pati intuitën se lojtari kroat do të ishte gurthemeli i sukseseve të reja.
Një normalitet që Gerry Cardinale na garantoi kur deshi për pankinën Rossonere një trajner të madh, fushe edhe menaxhimi, si Massimiliano Allegri nga Livorno, pas eksperimentit totalisht të dështuar me trajnerë të huaj në stol.
Sigurisht, vetë Allegri zbavitet duke imituar zjarrfikësit heroikë të Notre Dame: ai, duke shuar zjarret e ëndrrave më të larta, të ndezura që në fillim të sezonit; ata duke mposhtur flakët që kishin përfshirë Gargoyles, statujat në forma përbindëshash të përdorura si kanale nga arkitektët e kishave gotike.
Personalisht, më duhet shumë ujë, veçanërisht nëse ndeshja kundër Napolit do ta ndizte edhe më shumë zemrën time dhe atë të popullit Rossoner.
Ah, përsa i përket të nxehtit, janë përveluese ditët e ardhshme në nivel korporativ.
Të enjten, closing i Monzës duhet të mbyllë de facto aventurën emocionuese menaxheriale monzeze të Adriano Gallianit, që, pasi të përfundojnë formalitetet e fundit, do të bëhet efektivisht një drejtues i lirë futbollistik.
Pas vendimeve inteligjente të marra majin e kaluar, i takon ende Gerry Cardinales që të ketë sukses të shpejtë në qëllimin e tij për të shtuar në strukturën organizative një figurë të kalibrit të Adriano Gallianit.
Restaurimi, pra, do të jetë objektivi i tij parësor, duke e transformuar kështu Casa Milan në një Kështjellë të re të Schönbrunn, për të rivendosur, si në Kongresin e Vjenës, “ancien regime”: një regjim të pasur me fitore dhe triumfe!