Ai që mundi të premten Juventusin ishte një Milan i stilit Conceiçao. I shëmtuar, praktik dhe fitues. Që në fund të ditës është ajo që ka rëndësi, veçanërisht për një trajner që sapo ka ardhur. Ishte e pamendueshme të pritej një kthesë nga pikëvështrimi i lojës pas vetëm disa ditësh pune: për këtë do të duhen kohë dhe lojtarë.
Skuadrës dukej se i mungonin disa elementë të rëndësishëm: Fofana dhe Reijnders nuk po shkëlqejnë si një muaj më parë, Bennacer është dukshëm shumë prapa dhe madje edhe vetë Pulisic padyshim nuk ishte në më të mirën e tij. Sidoqoftë, amerikani është gjithmonë ndër më të mirët, edhe për sa i përket kilometrave të bërë në ndeshjen kundër bardhezinjve. Kujtojmë se na mungonte edhe njëfarë Rafa Leao.
Qasja e trajnerit portugez sigurisht ishte pozitive. Tani, një finale që e sheh Milanin si të dobët: jo vetëm sepse Interi është në momentin më të mirë të sezonit të tij, por edhe sepse kuqezinjtë kanë, në fakt, dëmtime dhe rënie në formë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kush vazhdon të kryesojë kolonën e të rënëve në formë është Theo Hernandez: ndryshimi i trajnerit në ndeshjen e parë nuk solli ndonjë përfitim, shenjë që se situata e keqe e francezit është më e thellë nga sa duket dhe nuk duhet lidhur me rastin e trajnerit. E njëjta zgjedhje për t’i besuar shiritin e kapitenit Maignan dhe jo atij ngre gjithashtu reflektime për të ardhmen e Theos. Në pak orë, Conceiçao nuk mund ta kuptonte se kush ishte më i përshtatshëm për rolin: është e qartë se ka qenë edhe input-i i Klubit.
Një tjetër problem është Alvaro Morata: jo për shkak të impenjimit, por për shkak të mungesës së performancës. Pak gola, shumë pak asiste, fare pak peshë në zonën e penalltisë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Conceicao do të duhet të reflektojë për këtë: e vërtetë që Abraham nuk ka bërë më shumë, por ai jep ndjesinë e mbushjes së zonës më mirë dhe se mund të jetë një 9 më shumë. Pra, do të jetë kurioze të kuptojmë se me kush do ta luajë finalen e nesërme kundër Interit: ndoshta të dy siç ndodhi në kampionat?
Së fundi merkato. Është rasti që në këtë dritare merkatoje, ndryshe nga një vit më parë, drejtuesit të japin shenja jete dhe mbështetje për trajnerin e ri. Duhet të jetë Conceiçao ai që të indikojë nevojat e tij dhe Klubi që duhet ta dëgjojë: jo siç ndodhi në verë me Fonsecën, i injoruar siç doli edhe publikisht në një konferencë për shtyp nga Ibrahimovic. Nga gabimet mësohet shpejt. Shpresojmë…