Kjo e sotmja nuk ishte si ato drekat e zakonshme të të djelave në shtëpinë e gjyshes, duke parë lajmet ngadalë në televizor. Milani fiton 3-2 në ndeshjen e orës 12:30, një ndeshje e çmendur ku në minutën e 90-të po humbte mes të një psikodrame me pak precedentë, më i fundmi Via Crucis në një sezon Superkupe dhe vuajtjesh. Mirëpo do të ishin golat e Reijnders dhe Chukwueze, në minutat 92 dhe 95, që shkruan një faqezë të historisë, por nuk e ndryshuan historinë e madhe të ndeshjes: zëvendësimi i dyfishtë Theo-Leao, të dy në pankinë pas pjesës së parë.
Në Portugali, presidentët ndryshojnë, por jo Kushtetuta: Parimet e Paulo Fonsecës nuk u larguan me të. Gjatë intervalit, Sergio Conceiçao vëren se Theo Hernandez dhe Rafa Leao janë më të këqijtë në fushë dhe i zëvendëson menjëherë, të dy së bashku, pa iu dhënë as çerek orën tradicionale të apelit. Milani, pa ata rrezikon të mbetet pa fantazi në sulm? Nuk ka rëndësi. Siç thoshte Fonseca, nuk ka rëndësi emri (për të mos thënë që është një faktor rëndues). Milani, pa dyshen e famshme është krejt ndryshe, më punëtor, por, sidoqoftë, ende histerik, pëson një gol në kundërsulm, por ka forcën të ndihet i dëshpëruar, i vendosur, madje i zemëruar si pak herë të tjera. Dhe shpërblehet nga perënditë e futbollit me një rikthim epik. Lajmi i fundit: Fofana, që ishte i dënuar më parë me një me karton të verdhë, është i pezulluar për ndeshjen e rradhë. Që do të thotë se mungojë në derbin e së dielës së ardhshme.
GOLAT– Janë tre gola në nëntëdhjetë minuta, duke filluar me 0-1. Parma sulmon në të majtë, nuk duket si një lëvizje e rrezikshme. Në ndryshimin e anëve për Cancellieri, Theo është shumë përpara, por rrëshqet dhe përfundon në tokë, duke u vonuar, duke u vonuar shumë. Cancellieri e lexon menjëherë situatën, sheh një Pavloviç nuk vrapon për ta bllokuar dhe një Leao që kthehet ngadalë, ndaj dhe bën atë që duhet të bëjë një futbollistë kudo në botë: me shumë qetësi shenjestron dhe e dërgon topin në cep të portën, brenda në rrjet.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Barazimi i Milanit është një penallti shumë e veçantë. Korrne nga e majta për Milanin, Suzuki në qendër të zonës shtyn nga pas Pavloviç, ashtu siç bëjnë shumë portierë, për të fituar hapësirë për dalje. Problemi është se e bën në një mënyrë shumë të dukshme, me topin e larguar tashmë (faktikisht, pothuajse të mbërritur në zonë): arbitri Abisso fishkëllen për penallti dhe Pulisic godet mirë, fort dhe në cep të portës, sipas urdhëresës nr.1 të futbollit.
2-1 që mbyll ndeshjen është një kundërsulm tipik i Parmës. Bennacer gabon pasimin, Musah humb mbulimin dhe Drissa Camara, 22-vjeçari i ardhur nga të rinjtë dulalë nis kundërsulmin. Milani është i çekuilibruar, kështu Camara kërkon një një-dy me Sohm dhe, kur e gjen sërish topin para këmbëve, godet para Maignan, që e shtyn mirë topin. Por Pavlovic nuk sheh nga pas dhe Delprato që shënon golin e jetës. Jemi në clou.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndeshja duket e mbyllur, por Milani ka ende dy gjëra për të thënë. 2-2-shi i Reijnders lind nga një filtrim i Musah, me Parmën plotësisht të mbyllur, 3-2 është një kros nga e majta i Bartesaghit, me një spondë të Pavlovic dhe një devijim shumë të pisët të Chukwueze.
NDESHJA – Milan-Parma, për hir të të vërtetës, nuk ishte e një niveli të lartë. E luftuar, edhe emocionuese, por jo cilësore. Një Milani që rreshtohet në 4-3-3, me Pulisic në rrezik që në fillim – madje do të luajë të gjithë ndeshjen – dhe Musah për të kompletuar mesfushën, Parma me Hernani dhe Sohm, çift cilësor në mes të fushës, sa për të bërë të qartë se në San Siro nuk vihet domosdoshmërisht për t’u mbrojtur. Kuptohet, në letër është një ndeshje e hapur dhe rastet nuk mungojnë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjuriç, pas një minute, ka topin e duhur në kokë, por në mënyrë misterioze kërkon të pasojë, Gabbia në të 11-tën kishte mundësinë të mbyllte një aksion Theo-Pulisic, por humbi goditjen në ajër. Një minutë më vonë, Parma kaloi në epërsi me një goditje të Cancellieri dhe Milani, gati i detyruar, kaloi pak në posedim.
Morata në të 28-tën, shënoi në pozicion jashtë loje në –konstante e vjetër e ndeshjeve të tij… por tashmë Alvaro nuk mund ta ndryshojë këtë gjë – dhe më pak se 10 minuta më vonë Milan barazon me penalltinë e Pulisic. Jo vetëm kaq, tre minuta para mbylljes së pjesës së parë pati edhe shansin për të kaluar në 2-1, por Reijnders, i çliruar me stil nga Fofana, gjeti përpara tij Suzukën më të mirë të paradites.
FINALE E ÇMENDUR – Intervali sjell të rejat që dihet dhe nga ai moment është më grintoz, më agresiv por me kufij logjikë në cilësi. Mbrojtës i majtë nuk është Theo por Bartesaghi, krah i djathtë është Musah dhe jo Pulisic, i cili spostohet në të majtë. Pas 10 minutash, Conceiçao zbret në fushë edhe Chukwueze dhe Abraham – jashtë numri 9, Morata, në një ndeshje për t’u fituar – dhe ndeshja shndërrohet në një roulette.
Milani nuk di ta menaxhojë, askush nuk ka cilësinë për të krijuar me vazhdimësi dhe shanset janë episodike. Calabria në minutën e 25-të është shumë e zoti të rikuperojë në rrëshqitje dhe të krosojë, por goditja e Reijnders me të majtë devijohet mbi traversë. Dy minuta më vonë, një top i humbur nga Chukwueze lançon Valeri, që pason në zonën para portës për Almqvist, që bllokohet nga një Maignan i shkëlqyer.
Është kopjoni i golit të Delprato, që vjen një çerek ore nga fundi dhe shpërthen dyert për mbylljen më të bujshme të vitit, me Milanin që sulmon kokëulur dhe gjen golat e Reijnders dhe Chukwueze. Mbyllet me Conceiçaon në gjunjë nga lumturia, pastaj i zemëruar në festën në fund, teksa Leao buzëqesh në fushë. Ja pra, Conceiçao nervoz dhe Leao i lumtur: Milan-Parma pati dëshirën të na befasonte edhe përtej minutës së 90-të.