Milani ecën, kundër gjithçkaje dhe të gjithëve…

Milanistat
3 Min Read

Kampionati rinis me avazin e përhershëm: kur arbitrat duhet të marrin një vendim për Milanin, është gjithmonë i dëmshëm. Por në fund, Rossonerët ecin përpara.

Katër gola të shënuar, dy prej të cilëve të anuluar, sidoqoftë i mundësuan Rossonerëve të kalonin në Lecce me një fitore të pastër 2-0, falë golave ​​të Loftus-Cheek dhe Pulisic.

Një fitore e qartë dhe e merituar, që rrezikonte të hidhej në erë, falë gafave arbitrare të rradhës kundër Milanit gjatë kësaj periudhe historike. Një Milan që kaloi në avantazh që në minutën e katërt falë një goditjeje fituese me kokë të Gabbias, por goli anullohet për një faull (inekzistent) të bërë nga mbrojtësi Rossoner.

Edhe një dush i ftohtë në vendimet arbitrare kundër Rossonerëve, e që të bën të qeshësh edhe më shumë duke parë se pak më vonë, trajneri salentin, Di Francesco, do të ankohej në mënyrë të ashpër dhe teatrale për një goditje të fortë në fytyrë të pësuar nga vetë Gabbia. Për trajnerin e Giallorossëve ajo goditje nuk ishte faull, por mendojmë se goli i anuluar i shkonte plotësisht për shtat.

Pavarësisht padrejtësisë, djemtë nuk u dorëzuan, veçanërisht pas asaj që ndodhi fillim të pjesës së dytë, kur Rossonerët panë t’i anulohej një tjetër gol, këtë herë të Gimenez për një takë këpuce pozicion jashtë loje. Vendimi ishte korrekt, por episodi mund t’ia kishte prerë vërtet këmbët lojtarëve të Allegrit.

Por, shyqyr me aq, sepse pas pak, në të 66’ minutë, Milani kalon në avantazh falë një goli të rizbuluar nga Loftus-Cheek, i cili nuk shënonte prej një jete të tërë dhe pikërisht një moment përpara zëvendësimit të planifikuar. Perfekte goditja e tij me kokë pas goditjes së dënimit nga Modric, që demonstron edhe një herë rëndësinë e pasjes së lojtarëve që dinë të godasin topin.

Goli i zhbllokoi përfundimisht drejmtë dhe në 86’ vjen edhe goli i sigurisë, falë një cost to cost fitues të Chris Pulisic, që i sapohyrë si zëvendësues vuri menjëherë firmën e tij në ndeshje. Fitorja e parë në Serie A, e Allegrit, me Milanin, përsëri kundër Lecces, njësoj si më 2010…

Share This Article
Pa Komente