Milani dhe shitjet e lojtarëve të Maldinit, një tjetër mashtrim për t’u demaskuar

Edhe Thiaw iku dhe AC Milan vazhdon të mbijetojë falë punës së Maldinit. Është logjike, por nuk është e gjitha, sepse edhe Maldini të njejtën gjë mund të kishte bërë

Milanistat
5 Min Read

Herët a vonë ajo ditë do të vinte. Tanimë, nga të gjithë lojtarë e blerë nga Maldini kanë mbetur shumë pak dhe disa tifozë, jo të gjithë, duhet thënë, po kthehen në betejë me polemikën e zakonshme të “çmaldinizimit”. Të tjerë drejtojnë gishtin nga struktura aktuale drejtuese duhet ende ta falënderojë Maldini për të ardhurat dhe tani që lojtarët e Paolos po largohen (ashtu siç ndodh rëndom në të gjitha klubet futbollistike ku herët a vonë pjesa më e madhe e futbollistëve shiten për t’u blerë më pas të rinj), kthehet epoka e shakave, të paktën atyre financiare.

Le t’ia nisim menjëherë duke thënë diçka që duhet të jetë e qartë, jo vetëm për Milanin, por për të gjitha klubet. Çdo pronësi, e kaluar, e tashme apo e ardhshëm, mund ta falënderojë, lavdërojë dhe lartësojë punën e bërë nga paraardhësit. Kështu funksionon sistemi i futbollit. Ashtu siç ka rregulla në lidhje me punën e trajnerëve, ashtu ka edhe mbi punën e drejtuesve.

Sa herë është folur për atë që bën Antonio Conte me skuadrat që stërvit pasi largohet? Ndodhi fillimisht te Juventusi, pikërisht me kalimin e Allegrit. Ndodhi së fundi te Interi, me Simone Inzaghin.

Çdo menaxhment klubi shfrytëzon të mëparshmin. Jo vetëm Milani aktual

Atëherë përse nuk mund të ndodhë edhe me këtë brez drejtues? Janë të pakuptueshme kritikat për fitimin e mirë nga shitjet e bëra. (Po e shmang diskutimin nëse bëhet fjalë për lojtarë të fortë apo jo të nivelit të lartë dhe kjo sepse Milani aktual i ka shitur, kur i është dhënë mundësia, të dy llojet e lojtarëve).

Nëse ka pasur një kritikë dhe një problem serioz me këtë Milan që askush nuk po ja dilte ta rregullonte, ishte pikërisht ajo që nuk dinte të shiste lojtarët e tepërt ose lojtarë jo të nivelit të lartë. Këtë verë, trendi duket se ka ndryshuar. Unë kushtëzeusen sepse një ndryshim i tillë mund të matet vetëm mbi disa seksione merkatoje.

Sidoqoftë… Kritikohet menaxhmenti se nuk ka para, por kur shet mirë, kritikohet pse po shet. Pra, këta kritikë l.shi që thonë se menaxhmenti nuk ka para dhe nuk shpenzon, si mendojnë që menaxhmenti merr para kur nuk shet? Këto janë dy tipologji narrative kontradiktore që nuk gjejnë asnjë lidhje logjike.

Milani duhet të falënderojë Maldinin? Po, por edhe Maldini mund ta kishte falënderuar Milanin

Ndërkohë, tani vijnë te thelbi i diskutimit. A duhet Milani ta falënderojë Maldinin për shitjet? Edhe Maldini mund t’i kishte falënderuar drejtuesit e mëparshëm, me Romagnolin, Donnarummën, Kessie, Calhanoglu dhe Bonaventurën. Ai Milani me Maldinit (pra nën Maldinin) bëri gabimin e humbjes së të paktën 110 milionë eurove, për të mos thënë gati 140 milionë euro (në varësi të vlerësimeve për lojtarët dhe nga ofertat). Për më tepër, që ai Milan ka patur mundësinë të nxirrte në vitrinë lojtarë jo prej vendi të tetë, por prej vendi të tretë, të dytë dhe të parë.

Ishte një Milan emergjent dhe të gjithë flistin mirë, me shumë respekt për të; shtypi nuk ishte kundër. Vlera e lojtarëve me siguri do të ketë qenë më e lartë se ajo e lojtarëve aktualë prej vendi të tetë. Fakti është – dhe filloj duke thënë se është e kuptueshme – se kur gjërat shkojnë mirë, gabimet, edhe pse bëhen, zhduken. Kur gjërat shkojnë keq, gjithçka është një katastrofë, edhe kur shiten lojtarët që deri një muaj më parë nuk ishin as për Milan Futuro.

E përsëris vazhdimisht këtë në fund të çdo editoriali. Kritika është gjithmonë e dobishme. Ajo nxit, nga perspektiva të ndryshme, vizione më të gjera mbi të njëjtën temë, kështu që është e drejtë të kemi dyshime dhe të reflektojmë, por niveli i narrativave duhet të ngrihet, përndryshe gjithmonë do të përballemi me realitetin që tregon një histori krejtësisht të ndryshme.

Opinionet e shprehura në këtë faqe janë individuale dhe nuk përfaqësojnë linjën editoriale të redaksisë

Share This Article
Pa Komente