Francesco Camarda mbetet i Milanit për të paktën edhe tre vite të tjera. Paraditen e sotme ka mbërritur njoftimi i shumëpritur në lidhje me nënshkrimin e kontratës së tij.
Ja deklarata e publikuar në faqen zyrtare të klubit: “AC Milan njofton se Francesco Camarda ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist. Francesco, i lindur në Milano më 10 mars 2008, është rritur në akademinë e të rinjve kuqezinj ku mbërriti në moshën 7 vjeçare dhe u dallua për cilësitë e tij teknike dhe numrin e golave të shënuar në Sektorin e të Rinjve. Do të vazhdojë aventura e tij në kuqezi me Milan Futuro dhe do të qëndrojë i lidhur me Klubin deri më 30 qershor 2027”.
Camarda mes Milan Futuro dhe Skuadrës së Parë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pavarësisht ofertave interesante të ardhura nga ekipe të mëdha, Camarda ka pasur gjithmonë dëshirën dhe vullnetin e fortë për të vazhduar të luajë për Milanin. Ai ka një lidhje të veçantë me ngjyrat kuqezi dhe nuk ka menduar asnjëherë t’i braktisë, i bindur se qëndrimi është edhe zgjidhja më e mirë për të ardhmen e tij të afërt. E njeh mjedisin dhe ka qenë gjithmonë i mbrojtur mirë, të ndryshonte mund të përbënte një rrezik.
Milan, zyrtare firma e Camarda
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milan Futuro, skuadra Under 23 e regjistruar në grupin B të Serie C, është një mundësi e shkëlqyer për rritjen e tij. Do të ketë shansin ta provojë veten në një kampionat profesionist kundër kolegëve më me përvojë dhe më të formuar fizikisht. Ndoshta në fillim nuk do të jetë e lehtë, sepse krahasuar me kampionatin Primavera dhe ndeshjet me kombëtaret e të rinjve ka shumë diferencë, por Camarda ka talentin për t’ia dalë në një nivel tjetër.
Milani beson shumë tek ai dhe këtë e ka treguar duke bërë edhe një ofertë të mirë financiare për një djalosh që është ende i mitur. Sipas zërave që nuk janë mohuar asnjëherë, kontrata parashikon një pagë prej rreth 800 mijë euro në sezon. Jo keq për një 16-vjeçar, i cili padyshim nuk mund të flejë mbi dafina dhe do t’i duhet të punojë shumë për t’u bërë një lojtar i madh.