Milan, Vlahovic del zbuluar: reagimi në rrjetet sociale ndaj Juventusit

Qendërsulmuesi i bianconerëve vazhdon të përgjigjet në rrjetet e tij sociale me mesazhe të koduara. Së pari Milanit, pastaj Juventusit. Ja story e fundit lojtarit

Milanistat
2 Min Read

Dushan Vlahovic është ëndrra e ndaluar e Milanit. Klubi po studion se si të përgatisë ofertën e parë, e cila ende nuk rezulton t’i jetë dërguar krerëve juventusinë.

Gjatë ditës së djeshme, e fundit e testeve të Rossonerëve në Tournee, të fituar më pas kundër Perth Glory, Juventusi, nëpërmjet Drejtorit të tij të ri të Përgjithshëm, Comollit, i ka vënë pikën vendimit përfundimtar të marrë për çështjen Vlahovic. “Përpara me një mundësi të mirë, largimin”.

Më pak fjalë, u konfirmua ajo që dihej tashmë. Dushan Vlahovic nuk është më pjesë e projektit teknik të Juventusit dhe nuk i intereson më Tudor. E pikërisht këtu mund të përfitojë Milani, por vetëm afët fundit të gushtit. Jo më parë. Paga e sulmuesit serb është shumë e rëndë për t’u përballuar dhe jo vetëm kaq, ajo do të prishte edhe ekuilibrat në dhomën e zhveshjes.

Ndërkohë po qarkullojnë emra të tjerë, si Kalimuendo, Vlahovic po i vëzhgon të gjitha dhe kur mundet përgjigjet.

E ka bërë tashmë pas ndeshjes së Milanit kundër Liverpoolit, me atë like të vënë në rrjetet sociale për Leao dhe pastaj të hequr, i cili shkaktoi një “skandal” në botën bianconere. Sot përgjigjet përsëri, edhe kësaj herë jo drejtpërdrejt Milanit.

Përgjigja në rrjetet sociale e Vlahovic

Qendërsulmuesi poston në profilin e tij Instagram një stori në të cilën, me një “IX” të thjeshtë, përsërit një koncept. Derisa të provohet e kundërta, ai mbetet numri 9 i Juventusit, edhe pse bardhezinjtë kanë zgjedhur sulmuesin e tyre të ri, Jonathan David. Kanadezi ka zgjedhur numrin 30, por nuk i dihet, mbase mund ta ndryshojë sërisht numrin e fanellës deri në fund të muajit.

Numrin e asaj fanelle Vlahovic mund ta rimarrë sërish, duke ndërruar vetëm një ngjyrë, të bardhën me të kuqen, pastaj gjithçka tjetër do të mbetet e pandryshuar: e zeza, numri 9, qendra e sulmit, Allegri. Gjithçka që i duhet Milanit të Maxit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente