Milan, vjen momenti Nkunku: Leao ende me dhimbje, kundër Romës është francezi titullar

Rafa ende me dhimbje pas dëmtimit në Bergamo, kështu Allegri shqyrton lëvizjen Christopher, me Loftus-Cheek si mbështetës. Gati në skenë debutimi si titullar i blerjes së madhe të verës

Milanistat
5 Min Read

Ka mbërritur momenti i Christopher Nkunku. Të dielën në mbrëmje kundër Romës francezi do të bëjë debutimin e tij nga minuta e parë në Serie A dhe do të shkojë në kërkim të golit të parë në karrierë e tij në Serie A.

Debutimi si titullar në Kupën e Italisë, në të gjashtëmbëdhjetat kundër Lecce-s, është për t’u kujtuar duke qenë se edhe shënoi golin e 2-0 së përkohshme pas një asisti të Saelemaekers.

Pastaj festoi duke fryrë një tullumbace të kuqe që kishte në çorape për t’ia dedikuar golin të birit, i mësuar ta shohë të atin të festojë në këtë mënyrë: hera e parë pati ndodhur në dhjetor 2022, kur ishte te Leipzig (edhe atëherë ishte me ngjyrë të kuqe), duke e shndërruar në traditë që vazhdoi te Chelsea (këtë herë me ngjyrë blu).

Shpreson ta përsërisë ekzaltimin edhe të dielën në mbrëmje për t’i lënë pas krahëve këto dy muaj, më të ndërlikuar nga sa pati menduar në fund të gushtit, kur Djalli e bleu nga Blues për 37 milionë euro plus bonuse.

Loja e sulmuesve

Ndërsa Nkunku është praktikisht i sigurt që do të veshë një fanellë titullari, partneri i tij në sulm ende nuk është zgjedhur e në garë janë Rafa Leao dhe Ruben Loftus-Cheek. Ky i fundit me siguri do të jetë në skuadrën titullare, si mesfushor, apo si mbështetës i Christopher.

Ndërsa, përsa i përket portugezit, vlerësimi do të jetë i natyrës mjekësore dhe jo tekniko-taktike: dje u stërvit veçmas (ashtu si Tomori dhe Gimenez, të dy për momentin të destinuar për forfait dhe gjendja e tij nevojitet të vlerësohet ditë pas dite.

Problemi, që e ka shtyrë Allegrin ta zëvendësojë pas pjesës së parë të martën në Bergamo, mund të mos jetë edhe aq i parëndësishëm, pasi numri 10 i Rossonerëve ndien bezdi kur përshpejton dhe shpërthimet e vazhdueshme të shpejtësisë janë thelbësore për stilin e tij të lojës.

Angazhimi që në minutën e parë mund të jetë i rrezikshëm: kjo është arsyeja pse, 48 orë deri në fillimin e ndeshjes, zgjidhja më e bëshme duket të jetë Nkunku-Loftus, me Rafën maksimumi në stol. Megjithatë, është planifikuar një vlerësim i ri për të përcaktuar nëse do të jetë në skuadrën titullare…

Dëshira për Nkunku

Ish-sulmuesi i Chelsea, që korrikun e kaluar fitoi Botërorin e Klubeve, duke luajtur si në gjysmëfinalen kundër Fluminenses ashtu edhe në finalen me PSG-së, shpreson se ka ardhur momenti për një hop më tej me kuqezinjtë, një mundësi e shtyrë për shumë kohë për shkak të një përgatitjeje verore të zhvilluar me rezervat e Chelsea dhe më pas një dëmtimi në këmbë me kombëtaren franceze.

Nëse VAR Fabbri nuk do ta kishte shtyrë gjyqtarin të anulonte penalltinë kundër Bolonjës, do të kishte qenë ai në vendin e duhur, pasi kishte hyrë në fushë vetëm disa sekonda më parë, kishte fituar penalltinë (për shkak të një shtytjeje të Lucumi) dhe tashmë e kishte topin nën sqetull në pritje për ta marrë pas dritës jeshile nga Pulisic dhe Rabiot.

Ironia e fatit, të dielën amerikani dhe francezi do të jenë out e, nëse nuk rikonfirmohet as Leao, i cili shndërroi penalltinë kundër Fiorentinës në gol, atëherë Nkunku do të jetë përgjegjës edhe për goditjen e penalltisë.

Dëmtimet e Rossonerëve

Duke thënë për Leaon, që po kërkon një rikuperim jo të thjeshtë dhe nëse do të jetë disponibël faktikisht do zinte vendin e Riccit në formacionin titullar, edhe dy lojtarë të tjerë janë nën vëzhgim të veçantë këto ditë në Milanello, Tomori dhe Gimenez.

Mbrojtësi nuk vuan vetëm nga dhimbjet e gjurit, por ka pësuar edhe një goditje që i ka shkaktuar një hematomë në kofshë. De Winter është në gatishmëri për të kompletuar mbrojtjen me tre ku Gabbia dhe Pavlovic janë të palëvizshëm.

Ndërsa Gimenez, ka një problem me kaviljen që e detyroi të zëvendësohej në Bergamo. Babai i sulmuesit, duke folur për Fox Sports Mexico, ka zbuluar se: “Nuk luan për shkaqe të ndryshme. Të hënën fola me të dhe ishte mirë, por tani do të duhet të punojë shumë për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë”.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente