Milani ka përjetuar një verë intensive, të shënjuar nga një transformim pothuajse i plotë i skuadrës.
Vendimet e drejtuesve kanë ndjekur një linjë të qartë, duke synuar rinovimin e skuadrës dhe reduktimin e malit të pagave pasi kualifikimit të munguar për në kupat evropiane.
Disa lamtumira kanë shkaktuar polemika, si ato të Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders, lojtarë qendrorë gjatë viteve të fundit. Tani Rossonerët po shohin përpara, të vetëdijshëm mbi nevojën për të ndërtuar themele të forta për një sezon që nuk mund të tolerojë asnjë gabim.
Ndër temat më të nxehta mbetet ajo që lidhet me Mike Maignan, kontrata e të cilit skadon më 2026 dhe është ende larg rinovimit, një situatë që po e mban në tension të gjithë ambientin Rossoner.
Milan, Pavlovic nën vëshgim
Klubi ka vendosur të përqendrohet fort mbi disa të rinj, por një nga emrat më të diskutuar mbetet ai i Strahinja Pavlovic, mbrojtës i ardhur si një nga investimet më të rëndësishme në vitet e fundit.
Vlerësime për zhvillimin e mbrojtësit serb
Pas një kampionati të parë të komplikuar, qendërmbrojtësi serb e ka nisur sezonin e ri me një frymë tjetër, duke gjetur besim më të madh nga ana e Massimiliano Allegrir. Pavlovic do të vlerësohet me kujdes për të parë nëse mund të bëhet një lojtar i palëvizshëm në mbrojtje, apo nëse klubi do të vendosë të hapet për opsione të tjera në merkato.
Një sezon vendimtar
Krerët e klubit kanë zgjedhur të mos ndërhyjë më tej në repartin e mbrojtjes, duke i besuar Pavlovic përgjegjësinë e rritjes së nivelit. Ish Monaco do të duhet të demonstrojë soliditet, përqendrim dhe personalitet, elementë thelbësorë për të bindur stafin dhe tifozët.
Milani e konsideron këtë sezon si një provë të vërtetë, gati për të nxjerrë përfundime vendimtare që në fund të këtij viti. Nëse performancat nuk i përmbushin pritshmëritë, nuk përjashtohet edhe një shitje, me mbrojtësin që mbetet ndër profilet më të monitoruar nga afër.
Allegri dhe vendimet për mbrojtjen
Nga ana e tij, Allegri, po i kushton shumë rëndësi kompaktësisë së linjës mbrojtëse, i bindur se një Pavlovic në rritje mund të bëhet një vlerë e shtuar. Milan dëshiron të ringrihet mbi siguri dhe jo mbi të panjohura dhe për këtë arsye, sezoni i mbrojtësit serb do të monitorohet nga afër.
Midis vlerësimeve në fushë dhe reflektimeve të krerëve, e ardhmja e Pavlovic mbetet një nga aspektet më delikate të rrugëtimit të këtij sezoni.