Me shitjet e Tijjani Reijnders, Pierre Kalulu dhe Marco Pellegrino, Milani ka siguruar tashmë 73 milionë, duke mbuluar në mënyrë efektive të ardhurat e munguara nga Champions League e ardhshme. Një shifër që mendohej të ishte padyshim shumë më e madhe sot, si për shkak të pjesës fikse relativisht të ulët të holandezit, por mbi të gjitha për shkak të mungesës së perfeksionimit të tri operacioneve në dalje që deri para dhjetë ditësh ngjanin të mbyllura.
Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Yunus Musah mund të kishin sjellë të paktën 80 milionë euro sot, marrëveshje që u mbytën për arsye të ndryshme: oferta e papranueshme e Chelsea; refuzimi i francezit për t’u transferuar në Arabinë Saudite; mungesa e akordit me Napolin për bonuset në lidhje me Musah. Skenarë që mund të rihapen, si në rastin e amerikanit, për të cilin është planifikuar një takim i ri me drejtorin sportiv napoletan Giovanni Manna. Faktikisht merkato Rossonere gjendet e kushtëzuar nga tre frenime shumë të rëndësishme.
Kështu, pa këto 80 milionë, po asistojmë në një merkato në hyrje momentalisht të ndalur, po të përjashtojmë Luka Modric, i cili është i destinuar të vijë si transferim i lirë në fund të Botërorit të Klubeve. Përshtypja është se diçka do të zhbllokohet vetëm muajin tjetër. Edhe një vit më parë, në këtë kohë, Milani ishte ende në stanjacion, duke regjistruar blerjen e tij të parë (Alvaro Morata) vetëm më 19 korrik, e për t’u tërbuar më pas, në gusht. Mirëpo, atëherë, duhej vetëm mbështetur skuadra që nuk kishte shitur asnjë big.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>