Milan, transferimi i bujshëm nga PSG që dështoi në fotofinish: tifozët pa fjalë, prapaskenë e pabesueshme

L'Equipe zbuloi prapaskenën e bujshme të orëve të fundit të merkatos

Milanistat
3 Min Read

Merkato verore Milan ka lënë dyshime të pazgjidhura, veçanërisht përsa i përket repartit të prapavijës. Igli Tare e pati deklaruar hapur dëshirën e tij për të sjellë një qendërmbrojtës me peshë dhe eksperiencë te Milani, por kërkimi nuk dha rezultatet e dëshiruara.

Në përfundim të javësh negociatash dhe tentativash, e vetmja blerje në atë pozicion ishte ajo e David Odogu, djaloshit 19 vjeçar të marrë nga Wolfsburg për rreth 10 milionë euro. Kjo zgjedhje që i habiti goxha një pjesë të mirë të tifozerisë, të bindur se do të shihnin me fanellën Rossonere një lojtar të kalibrit ndërkombëtar.

Emrat e ndjekur deri në minutën e fundit: nga Akanji te Joe Gomez

E në fakt lista e kandidatëve përfshinte lojtarë që ishin të afirmuar tashmë në Evropë. Milani u përpoq të merrte Manuel Akanji, por mungesa e pjesmarrjes në Champions League e shtyu mbrojtësin të zgjidhte Interin.

Një tjetër negociatë shumë e avancuar ishte ajo për Joe Gomez të Liverpoolit, me një akord tashmë të arritur edhe në bazë ekonomike dhe në kohëzgjatje kontraktuale. Mirëpo gjithçka u ndërpre për shkak të një një blerje të dështuar të anglezëve, duke e lënë kësisoj Allegrin pa përforcimin e nevojshëm. Në fund, Rossonerët zgjodhën të investonin mbi një lojtar të ri si Odogu, duke u përqendruar në të ardhmen dhe jo në qëndrueshmërinë e menjëhershme.

Përpjekja për Kimpembe dhe perspektivat e ardhshme të mbrojtjes Rossonere

Një tjetër mundësi e vlerësuar ishte ajo e Presnel Kimpembe, 30 vjeçarit të Paris Saint-Germain, me kontratën në skadencë në qershor 2026.

Sipas kolegëve të L’Équipe, Milan bëri përpjekje konkrete, duke shfrytëzuar mundësinë e negociimit të një shifre jo të ekzagjeruar. Por marrëveshja nuk u realizua kurrë sepse francezi nuk e mori në konsideratë transferimin. Gjendja e tij fizike tashmë e pasigurt ka të ngjarë të ketë luajtur një rol: 15 paraqitje më 2022/23, asnjë në 2023/24 dhe vetëm 5 në 2024/25. Pikërisht për këtë arsye Luis Enrique edhe e miratoi transferimin e tij.

Kimpembe duket i destinuar për në Katar, i tërhequr nga një pagë dukshëm më e lartë se ajo e ofruar nga klubi i rrugës Aldo Rossi. Një zgjedhje kjo që shënjon një ridimensionit të karrierës së tij, e cila po shkon drejt një faze finale larg futbollit që ka rëndësi.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente