Mjafton pak, madje shumë pak, për të shkaktuar ftohtësirë dhe për të bërë të reagojnë miliona tifozë në mbarë botën. Theo Hernandez, nga vendgrumbullimi i kombëtares së Francën, ia ka dalë shumë mirë të mbjellë gjithë këto ndjenja. Po, sepse duke folur për të ardhmen e tij, në fakt, mbrojtësi i Milanit nuk e ka përjashtuar as lamtumirën nga kuqezinjtë:
“Jam i përqëndruar te Evropiani. Do të qëndroj apo jo Milani? Do ta shohim më vonë. Do rikthehem në Spanjë? Për momentin nuk e mendoj ende”.
Janë ekzaktësisht këto fjalët e francezit të Milanit dhe mbrojtësit të kombëtares franceze, që deklaroi dje në një konferencë për shtyp. Që të jemi të qartë, kjo nuk do të thotë se Milani do ta shesë me siguri francezin, por lojtari klas 1997 nuk e përjashton këtë mundësi. Vetëm pak ditë më parë Zlatan Ibrahimoviç e pati blinduar, atë, bashkë me Maignan dhe Leao, por tashmë situata duket se ka ndryshuar tërësisht. Bayern Munich dhe Real Madrid kanë qenë në gjurmët e tij prej muajsh dhe Djalli e ka fiksuar tashmë edhe çmimin e kartonit të mbrojtësit të tij anësor të djathtë: nëse do të arrinte një ofertë prej 100 milionë eurosh, atëherë Gerry Cardinale nuk mund veçse ta pranojë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por janë pikërisht fjalët vetë Ibrahimoviç ato që qetësojnë dhe në të njëjtën kohë trembin edhe më shumë. Faktikisht, nga njëra anë, suedezi ka siguruar që francezi është i lumtur të qëndrojë te Milani. Ndërkohë që nga ana tjetër, shtoi edhe se:
“Nëse dikush më vjen e më thotë se nuk dëshiron më të qëndrojë këtu, është një problem. Kush nuk ka ambicie nuk duhet të qëndrojë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
I konfirmuar po, por me rezerva. Me 5 gola dhe 4 asiste, Theo Hernandez edhe sezonin e kaluar u konfirmua si një nga lojtarët më të mirë të Djallit, por askush nuk do të detyrohet të qëndrojë kundër dëshirës së tij. Me 100 milionë, Theo mund të thotë vërtet lamtumirë.