Theo Hernandez mbetet një nga shtyllat e Milanit. Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve nuk tregoi asgjë për të ardhmen e tij dhe së shpejti do të duhet të vendoset se çfarë të bëhet. Djalli dëshiron të rinovojë, por gjithçka mund të vendoset pas Evropianit. Vullneti i Milanit është i qartë: francezi mbetet një nga emrat e mëdhenj të Djallit dhe mund të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Ndërkohë, zërat për transferime e tij vazhdojnë me insistim.
Milan, Ibra konfirmon Theo Hernandez. Po zërat e merktos? Flet eksperti i merkatos
Fabrizio Romano, eksperti i njohur i merkatos, ka folur pikërisht për mbrojtësin e djathtë të kuqezinjve dhe zërat e shumtë të merkatos që fliten përditë rreth tij. Ja cilat janë lajmet më të fundit që na zbulon eksperti i merkatos.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Zlatan Ibrahimović konfirmon se Theo Hernandez do të qëndrojë: “Theo do të jetë titullari ynë dhe Alex Jiménez do të jetë zëvendësuesi i tij”. Më pas për zërat qark Theo Hernandez: “Asgjë konkrete mes Bayernit dhe Theo Hernandez. Zërat për Manchester Cityn nuk janë të vërteta”. Prandaj, e ardhmja e Theo Hernandez është gjithnjë e më kuqezi.