Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Milanistat
1 Min Read

Është publikuar lista e të grumbulluarve të skuadrës së trajnerit Massimiliano Allegri për dy ndeshjet miqësore të planifikuara për nesër dhe pasnesër (9 dhe 10 gusht), kundër Leeds dhe Chelsea, përkatësisht, në Dublin dhe Londër. Skuadra do të niset sot pasdite për në Irlandë.

Jashtë Pulisic dhe Bondo

Të gjithë të pranishëm lojtarët e skuadrës së Parë Rossonere, me përjashtim të Bondo dhe Pulisic. Amerikani do të qëndrojë në Milano për ta ruajtur nga ndonjë dëmtim tjetër i mundshëm: nuk është akoma në gjendjen më të mirë fizike për shkak të një problemi të vogël në kavilje, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ndërsa Bondo, është lënë jashtë për arsye që lidhen me merkaton: në fakt ai është afër një transferimi në huazim te Cremonese. Pas një hezitimi fillestar, mesfushori tani ka vendosur ta pranojë destinacionin: konkurrenca e fortë në rolin e tij do t’i kishte garantuar shumë pak minnuta në fushë.

Të thirrur rregullisht edhe tre lojtarët e fundit që iu bashkuan skuadrës: që janë Modric, Gimenez dhe Jashari.

Share This Article
Pa Komente