MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, të gjithë kundër. Si i thonë, shtrëngo, shtrëngo e shtëngo…
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Milan, të gjithë kundër. Si i thonë, shtrëngo, shtrëngo e shtëngo…

By
Milanistat
16.03.2024
8 Min Read
Share
SHARE

Është pikërisht thënia shtrëngo e shtrëngo që më ka turbulluar, si tifoz dhe gazetar, gjatë gjithë kësaj jave. E njëjta thënie që në fakt më ndjek nga pas që prej shtatorit të kaluar. A ju kujtohet shtatori? Që në ‘goditjen’ e parë të Fabrizio Coronës, i cili vetëm tifoz i Milanit nuk është, parashikimet ishin të zymta, më shumë se të zymta, apokaliptike. Çdo ditë një emër, çdo ditë më shumë emra. I gjithë futbolli italian, i të gjitha niveleve, në të gjitha seritë, i të gjitha skuadrave, rrezikoi të pushtohej nga bastet klandestine. Do ta shihni (thonin), do të dëgjoni, bëhuni gati. A ju kujtohen këto profeci dënuese? Po, pra po, po që i mbani mend. Listat e pafundta të futbollistëve, pothuajse të gjitha fallco, që ndërprenë transmetimet e drejtpërdrejta televizive dhe bënë që të gjithëve t’u dilnin sytë vendit. Është gozhda e fundit në arkivolin e Serie A, thoshin nëpër zyrat e tyre të errëta njerëz që me futbollin fitojnë vërtetë para. Pikërisht, pra, dhe a e dini se çfarë mbeti nga gjithë ajo zallamahi totalisht shurdhuese?

A e dini se çfarë la në tryezë kataklizma e fundverës? Tonalin. Vetëm dhe ekskluzivisht Tonalin. I gjithë ai kaos që lindi nga Corona. në fund të fundit prodhoi vetëm Tonalin. Që sipas ndonjë helmatisësi nga pusi i zakonshëm ishte shitur qëllimisht nga Milani. Dhe që Newcastle kishte të drejtë të mos paguante për të. Helmi i zakonshëm i llavës antimilan. Dhe si përfundim e gjithë vala moraliste për fëmijët që vinin baste, u reduktua, në thelb, vetëm në këtë pikë. Për të dëmtuar Milanin, ekonomikisht, për të trembur Milanin dhe tifozët e tij, me aludimet me të cilat yshtnin drejtuesit e Newcastle. Të joshur, ngacmuar, përdëllyer nga këto nëpërka që të mos paguar Milanin, sepse Sandro vinte baste!

Përshtypja ime personale, ndoshta e gabuar, ashtu si në fund të fundit janë të gjitha perceptimet njerëzore, është se në pak muaj, siç po bëjmë tani, ka rrezik të bëhen të njëjtat krahasime, pas të njëjtës zhurme mediatike, edhe pse e shkaktuar nga situata dhe mjedise shumë të largëta mes tyre tjetri dhe qartësisht të palidhura me njëra-tjetrën.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E di mirë që po flasim për komunikime sociale dhe jo për baste klandestine, por përqëndrimi i nëpërkave për goditjen përfundimtare duket shumë i ngjashëm. Komunikimet sociale mbi ndryshimet pronësore janë një çështje serioze, shumë serioze. Ato kanë të bëjnë me funksionimin e një kompanie, korrektësinë e marrëdhënieve mes klubit dhe institucioneve të tij referuese, përfshijnë subjekte financiare, janë çështje të kodit penal, siç edhe e dinë perfektshmërisht avokatët që përgatitën dokumentet për kalimin e pronësisë së Milanit nga Elliott te RedBird. Atëherë përse në të gjithë këtë çështje shumë të madhe dhe delikate, i vetmi shqetësim pasditen e famshme të së martës së kaluar, më 12 mars, ishte që të na bënte të ditur, përmes artikullit të publikuar në të përditshmen Corriere della Sera, se ne (Milani) mund të përjashtoheshim nga kupat evropiane të futbollit? Për më tepër, për shkak të një koincidence me Lille që askush nuk e ka diskutuar kurrë dhe që ka qenë gjithmonë dhe vazhdimisht vetëm një thashethem që nuk është vërtetuar kurrë, pasi UEFA është e para që i di mirë gjërat. Dhe pastaj, nëse Lille dhe Milan duhet të ishin dënuar së bashku, përse kontrollohet vetëm në zyrat dhe drejtuesit e Milanit dhe jo të Lille, që ndër të tjera duhet thënë me të madhe se NUK KA QENË KURRË e Elliott?

Çuna, kupat evropiane janë një pozicion industrial në futbollin e sotëm. Për ne të arritura me mundim, me sakrifica dhe rimëkëmbje të qëndrueshme. Po sikur të kishte qenë pikërisht ky ishte objektivi i këtyre nëpërkave helatisëse, po pra, një goditje e re e rëndë, një dëm i mundshëm, i rëndë, ekonomik për Milanin… Dhe sërish, sot si atëherë, për fat të keq, dhe nuk ka lidhje me meritën, nga ambjente që, përsa i përket pasionit futbollistik, nuk kanë ndonjë besim vërtetë milanist.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Si ka mundësi që pak vite më parë inteligjenca gazetareske, ajo që ka të njëjtat karakteristika me ato antimilaniste, kur Milani ishte vërtet i Elliott, konsideronte Blue Sky si pronar, shih Report, arma tymuese e faktit që Milani medemek ishte ende i Silvio Berlusconit, ndërsa sot për të njëjtën inteligjencë gjithmonë e të njëjtës matricë, por të riparë dhe korrigjuar në objektivat e saj, i sipërpërmenduri Blue Sky është shndërruar në diçka tjetër, është shndërruar si me magji në lakmusin e një të vërtete tjetër, të re, domethënë që tani Milani qenkësh ende i Elliott? Por këto, në fund të fundit, janë detaje margjinale me nuanca lehtësisht të identifikueshme dhe shumë të lehta për t’u interpretuar.

Përshtypja, gjithnjë e më e fortë, është ajo që më kujton shprehjen e urtë shtrëngo e shtrëngo…., është se sepas tyre Milani duhet të jetë më i lirë për t’u blerë dhe më shumë pjesë e sistemit e për këtë arsye mund dhe duhet të marrë disa goditje ekonomike. Sot si atëherë. Nëpër rrugë dhe modalitete të ndryshme, por, po, edhe sot si atëherë. Milani që guxon të ketë një bilanc pozitiv, Milani që guxon të jetë i shëndetshëm në llogaritë e tij është në thelb një Milan i huaj për sistemin. Sepse sistemit është i zhytur në borxhe, sepse borxhlinjtë janë më të disponueshëm, më të ndjeshëm. Borxhlinjtë janë bërë bashkë, kanë formuar një grup, punojnë si skuadër dhe të gjithë së bashku ia dalim dhe jetojmë më së miri. Ndërsa Milani jo. Me politikën e tij të përgjithshme, axhendën për stadiumin e ri, për shembull, nëse ia del i vetëm, Milani ka forcën e llogarive dhe lirinë e menaxhmentit që është në gjendje të mendojë për ta bërë. Me hapa të vërtetë, jo propagandistikë, siç sqarohet në disa intervista të bekuara dhe të ëmbla të pak ditëve më parë nga hinterlandi sudmilanez. E kështu pra, shtrëngo, shtrëngo e shtrëngo… filloi sapo Milani e nisi mirë kampionatin dhe mori sigurinë për të marrë pjesë në super edicionin e rradhës të Champions League muaj më pas, pikërisht atëherë pra erdhën dhe goditjet poshtë brezit. Preçize dhe të mirëvendosura siç mund të jenë vetëm këto lloj goditjesh.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?