Po flitet prej kohësh për një mbrojtje të Milanit që po pëson shumë gola dhe po bën gabime elementare. Kjo u pa edhe dje në Torino, ku kuqezinjtë pësuan tre gola (diçka që kundër Torinos nuk ka ndodhur që nga prilli i vitit 1959!) nga granatat, duke humbur me një rezultat të pastër dhe të merituar 3 me 1.
Për momentin, pas 37 ndeshjesh në Serie A (mungon ndeshja e fundit në shtëpi ndaj Salernitanës), skuadra e Piolit ka pësuar 46 gola: shifra horror për një ekip që po e mbyll kampionatin në vendin e dytë të renditjes. Nga këta 46 gola, po ta shikojmë në detaje, 18 janë pësuar në pjesën e parë, ndërsa 28 të tjerët në pjesën e dytë, nga të cilët 5 gola pas minutës së 90-të. Mesatarisht 1.24 gola të pësuar për ndeshje.
Në sezonin 2019/2020, ai i ndërprerjes për shkak të Covid-it dhe rifillimit me tour de force në verë, Milani i Giampaolos së pari dhe Pioli më pas pësoi 46 gola në Serie A. Për të parë shifra edhe më shqetësuese, duhet të rikthehemi pas, në dyvjeçarin 2013-2015, kur kuqezinjtë pësuan 49 gola në 2013/2014 dhe 50 në atë pasardhës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nëse llogarisim edhe ndeshjet e Champions League, Europa League dhe Kupën e Italisë, ndeshjet e luajtura bëhen 51 dhe golat e pësuar 66 (3 në dy ndeshjet e Kupës së Italisë, 8 në grupin e Champions League dhe 9 në gjashtë ndeshjet e Europa League): mesatare që rritet në 1.29 gola të pësuar për ndeshje.
Konkretisht, nga tre portierët kuqezinj të impenjuar këtë sezon, shohim se Maignan në 42 ndeshje ka pësuar 52 gola, Sportiello në 9 ndeshje ka pësuar 12 gola dhe Mirante në dy raste ka pësuar po aq. Natyrisht është cituar Olivier Giroud, që luajti në portë (për shkak të kartonit të kuq të Maignan) në minutat e fundit të Genoa – Milan dhe që nuk pësoi gol.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por cilat do të ishin motivet e kaq shumë golave të pësuar? Mund të fillojmë duke thënë se jo gjithmonë mbrojtësit kanë qenë të vëmendshëm dhe hera-herës kanë bërë gabime (për të mos thënë horrore në disa raste) dhe mund të analizojmë edhe lojën e Piolit që u ka dhënë shumë hapësirë kundërshtarëve dhe lënë mbrojtësit kuqezi në një kundër një.
Nga merkato verore duhet të vijnë të paktën dy mbrojtës, për t’u siguruar që Milani të kthehet në një ekip që pëson pak gola, sepse kampionatet fitohen edhe me mbrojtje super…