Milan, Tare Show! Përgatitet goditja e madhe e janarit: Milan kërkon bomberin për të pushtuar Serie A dhe fituar Scudetton

Rossonerët ndezin motorët për merkaton dimërore: kërkohet një “bomber” i ri pas krizës së Nkunku dhe Gimenez. Allegri shtyn fort, Tare gjuan surprizën e madhe: bien sirenat dhe ndizet pista angleze

Milanistat
5 Min Read

Në shtëpinë ku gjithmonë ka fituar stili, klasi dhe konkretësia, këtë herë troket emergjenca. Milani po kërkon një sulmues me ngulm.

TARE NË SKENË, MILANI NË ALARM: KRIZA E GOLIT SHTYN DREJTORIN TË PËRSHPEJTOJË OPERACIONIN E JANARIT

Dhe këtë kërkesë nuk e ka artikuluar askush tjetër përveç Massimiliano Allegrit, i cili në takimet e fundit me Igli Taren ka bërë të qartë: duhet një “9” i ri, menjëherë, pa kompromis.

Gimenez, i ardhur si investim madhor dhe si njeriu që duhej të ringjallte instinktin e golit, ndodhet në një moment delikat. Pothuajse një sezon në Itali nuk i ka mjaftuar mexikano-s të gjejë ritmin, të rimarrë freskinë e ndeshjes apo të rikthejë shpërthimet që e karakterizonin tek Feyenoord. Disa dëmtime, pak minuta të qarta reference dhe një vetëbesim që lëkundet – dhe Milani tani ka probleme.

MILANI KËRKON TITULLIN DHE NUK KA KOHË PËR TË PRITUR: LISTA E BOMBERVE QË PO ANALIZON ALLEGRI

Për një skuadër që ka vendosur të mos heqë dorë nga gara për titullin, zgjidhja duhet të vijë me shpejtësi dhe me peshë. Të kuqezinjtë, që e shohin veten më pranë se kurrë objektivit madhor, kanë hedhur në tryezë një sërë profilësh.

Emrat janë të fortë, me fizionomi të ndryshme dhe eksperienca të ndryshme:

  • Niclas Füllkrug – tipik “tank”, fizik, eksperiencë dhe instinkt në zonë.
  • Jean-Philippe Mateta – ecuri në rritje, shpërthime, ritëm dhe agresivitet taktik.
  • Lorenzo Lucca – gjiganti italian që po pëlqehet shumë për progresin dhe profilin e tij teknik.

Të gjithë të vëzhguar, të gjithë të diskutuar, të gjithë të mundshëm. Por jo të gjithë të mjaftueshëm.

Sepse Tare, si gjithmonë, mendon ndryshe.

LËVIZJA SEKRETE: TARE KËRKON GODITJEN E FORTË – DHE E GJEN NË ANGLI

Drejtori sportiv i Milanit vazhdon kërkimin e tij të pandalshëm për “okazionin” e janarit. Dhe në këtë udhëtim, sytë e tij kanë përfunduar në Premier League. Jo rastësisht, jo gabimisht, por me bindje.

Atje ku zbulimi i tij i rradhës quhet Joshua Zirkzee.

Sulmuesi holandez, që gjendet në dalje nga Manchester United, kërkon ambient të ri – dhe Roma e ka ndjekur nga afër. Por në garë futet fuqishëm edhe Milani, i nxitur pikërisht nga Tare, i cili ka zhvilluar kontaktin e parë eksplorues.

Zirkzee është ai lloj profili që të ngjall kureshtje: cilësi teknike, fizik, hapësira të mëdha për progres dhe, mbi të gjitha, potencial për t’u rilançuar pas një periudhe të vështirë në Angli.

Pikërisht ajo lloj sfide që Tare adhuron.
Pikërisht ajo lloj surprize që Allegri mund ta transformojë në armë të kampionatit.

ZIRKZEE, LËVIZJA E FSHEHTË E MILANIT PËR SULMIN FINAL

Pista duhet mbajtur në vëmendje. Është më shumë se thjesht një ide, më shumë se një sondazh. Milani, që kërkon një tjetër udhëtim drejt sukseseve të mëdha, e sheh Zirkzeen si një goditje të bujshme, ndoshta të befasishme, por me impakt të menjëhershëm në sezon.

Nëse operacioni konsolidohet, Allegri do të kishte në duart e tij një armë të re, të papritur, të gatshme për t’u riformësuar dhe për të shpërthyer pikërisht aty ku Gimenez ka ngecur.

JANARI I DJALLIT MUND TË SHËNOJË PIKËKTHESËN E TITULLIT

“Show” i Tares sapo ka nisur. Dhe në Milano përflitet se këtë dimër, drejtori shqiptar ka në plan të shkundë merkaton me stilin e tij tipik: i heshtur, i shpejtë dhe fatal.

Milani kërkon golat që i mungojnë. Allegri kërkon sulmuesin që ndryshon fatin.
Dhe Tare, si gjithmonë, po punon në prapaskenë për ta bërë realitet.

Janari premton të jetë i zjarrtë. Dhe në qendër të skenës, si gjithmonë: Milani, Tare dhe një bomber që pritet të zbarkojë si ujët e pakët në “San Siro”.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente