Firma është gjithnjë e më afër: klubi e ka zgjedhur drejtuesin e ri të zonës sportive, duke i paraprirë edhe kohëve të parashikuara fillimisht
Milani është gati të kthejë faqe. Siç e patëm lajmëruar më shumë se një muaj më parë këtu, në milanistat.com, pas javësh vlerësimesh dhe kontaktesh, pronarët e Rossonerëve më në fund kanë vendosur: do të jetë Igli Tare, Drejtori i ri Sportiv i Klubit. Një përzgjedhje që u maturua në fund të një casting-u të gjatë e që tani konsiderohet përfundimtare, aq sa në prapaskenë shqiptari ish Lazio do të ketë nisur që tani të lëvizë, duke punuar në dosjet e para të nxehta si ajo që lidhet me udhëzuesin e ardhshëm teknik.
Shumë shpejt, firma
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Firma pritet vërtetë shumë shpejt, me kohët që janë bërë më të shpejta nga sa pritej fillimisht. Teksa fillimisht u supozua se marrëveshja do të bëhej zyrtare në fillim të javës së ardhshme, tani gjithçka sugjeron se tranzicioni zyrtar do të ndodhë midis sot dhe nesër. Një përshpejtim që konfirmon dëshirën e Milanit për të mos humbur më kohë dhe për të filluar menjëherë një kurs të ri. Ardhja e Igli Tares në drejtim përfaqëson në fakt një moment kyç për klubin: jo vetëm për t’i dhënjë një sinjal të fortë tifozëve, por edhe për të nisur konkretisht revolucionin e shumëpritur teknik dhe koorporativ, i destinuar të shënojë një ndërprerje të qartë me të kaluarën e afërt.
Shkurtohen kohët për zgjedhjet kyçe
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ardhja e Igli Tares do të jetë vetëm hapi i parë i një vere që premton të jetë plot ndryshime. Njëra nga çështjet më urgjente është pankina dhe Drejtori i ri Sportiv do të thirret menjëherë për ta zgjidhur këtë rebus. Me firmën tashmë shumë të afërt, orët e ardhshme mund të rezultojnë vendimtare edhe për përcaktimin e strukturës teknike të sezonit të ardhshëm. Milani i ri është gati për t’ia filluar. Tifozët presin.