Sulmuesi që të gjithë ëndërrojnë, nuk bën më të ëndërrojme sepse tifozët e Milanit tani kanë humbur shpresën dhe janë bërë realistë…
Është një temë që në casa Milan, është shumë e pranishme, është shumë e qartë dhe shpresohet që të ketë hyrë në kokat e atyre që komandojnë, të atyre që shtypin butonat dhe si pasojë edhe në kokat e të gjithë drejtuesve Rossonerë dhe të pronarësisë.
Tema është ajo e shkëputjes nga realiteti, një shkëputje që është evidente, e qartë fare, kur një klub vendos të ndjekë rrugën e tij, ndërsa në të gjitha rrjetet sociale, në rrugë dhe në sheshe, tifozët milanistë ndalojnë, flasin, shkëmbejnë disa fjalë: “si të duket Tare? Si të duket ky Milan me Allegrin? Po merkato… A të pëlqejnë emrat? Dhe përgjigjet shprehin mosbesim, pak besim: “Epo, le të shohim…”.
Milani është emri i ëndrrave që nuk ekzistojnë më
Dhe pastaj fillohet të lexohet një emër, ao që ka qarkulluar më së shumti ditët e fundit. Emri i qendërsulmuesit.
Dëshira për të blerë një qendërsulmues të madh nga ana e Milanit duhet t’i kishte ngrohur zemrat e tifozëve por, përkundrazi, në vend të saj, ka shkaktuar efektin e kundërt. Emri më i njohur i momentit në merkato dhe që është afruar edhe me Milanin ditët e fundit është ai i Victor Gyokeres. Sulmuesi suedez i Sporting Lisbon, aktualisht i fejuar me Arsenalin.
Pa ndjenja: shpirti bosh
Tifozi kuqezi tashmë i ka humbur ato ndjenja ekzistenciale që… janë pjesë e esencës së asaj që ka qenë Milani. Duket se është zhdukur ai besim, ajo shpresë, ajo ëndërr, gjejini vetë fjalët e duhura, por ndjenjat janë këto këtu dhe avulluan në momentin që doli emri i Gyokeres.
Një paradoks verbues, por sot është e drejtë që për tifozin të jetë kështu
Bëmë një lojë këtu, në hapësirën tonë te Milanistat.com. Një lojë që është bërë një eksperiment social për Milanin.
I pyetëm të gjithë tifozët Rossonerë në rrjete të ndryshme sociale se sa të ngjarë kishte sipas tyre ta shihnin sulmuesin suedez me fanellën e Djallit. Gyokeres është një ëndërr për të gjitha tifozeritë, për të gjitha klubet më të mëdha në Evropë. Ai mundet më në fund të spostonte ekuilibrat dhe jo vetëm në Serie A, por edhe në Champions League, ku Djalli një ditë do të kthehet…
Një sulmues ëndrrash që Milani nuk e ka pasur kurrë që nga kohët e Shevës, Inzaghit dhe Ibrës.
Këtu kthehemi te ajo temë, në atë ëndërr. Asnjë tifoz i Milanit në pyetjen që ne bëmë dhe që po e quajmë eksperiment social nuk mbeti serioz, duke dhënë një përqindje edhe pse të ulët për ardhjen e tij, për hir të të vërtetës. Tifozët me të drejtë, për atë që ndjen brenda, na sulmoi sikur të ishim ne ata që e vendosnim, sikur të ishim ne pronarët e Milanit.
Milan, më parë përgjigjja, pastaj pyetja: t’i kthejmë në invers…
Objektivi megjithatë ishte arritja në një pikë: “Mos na tallni sepse e dimë që një sulmues si Gyokeres, apo vetë Victor nuk do të vijë kurrë”.
Shkurt, tifozët e Milanit nuk shpresojnë më, nuk ëndërrojnë më, ka humbur ajo shkëndijë, ajo shpresë për të parë për herë të parë me këtë pronësi, një lojtar të këtij niveli. Tifozi tashmë e di se do të vijë si me thënë thjesht një aktor (lojtar) mbështetës ndaj dhe pyetja që ne bëjmë sot i drejtohet Milanit:
“Si do ta invertosh këtë trend që vitet e fundit duket se po shndërrohet në histori?