MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, tani është rradha e Champions. Dështimi i Zirkzee dhe prapaskena Morata. Rekordi në historinë e klubit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Milan, tani është rradha e Champions. Dështimi i Zirkzee dhe prapaskena Morata. Rekordi në historinë e klubit

By
Milanistat
01.10.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Dy fitoret e bukura kundër Interit dhe Leçes kanë rikthyer besimin dhe entuziazmin te Milani pas një periudhe fillestare shumë të komplikuar. Dhe tani vjen testi europian ndaj Bayer Leverkusenit. Sonte presim hapa përpara edhe në Champions League. Nuk do të jetë e lehtë kundër kampionëve në fuqi të Gjermanisë, por një tjetër paraqitje pozitive nga djemtë e Fonsecës do të jepte një shtysë të mëtejshme për pjesën tjetër të sezonit.

Ditët e fundit jemi dëshmitarë të dy rekordeve në historinë e klubit. I pari erdhi në fushë, me Theo Hernandez që barazoi Paolo Maldinin në numrin e golave ​​të shënuar në Serie A. Plot 29 në 5 sezone dhe së shpejti do të mund të bëhet i pari në absolut në mesin e mbrojtësve goleadorë të Milanit. Mirëpo tani, duhet filluartë me diskutimin e rinovimit me bindje më të madhe nga të dyja palët. Duhet gjetur një akord para se të jetë vonë. Ka besim, por nevojiten takime të mëtejshme për të arritur në shifrat e duhura për të kënaqur të dyja palët.

Rekordi tjetër erdhi në fushën financiare. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e klubit që Milani të prekte kuotën e 457 milionë euro të ardhura. Shifër mbresëlënëse nëse mendon se pesë vjet më parë Djalli sillte në shtëpi vetëm 240 milionë mes sponsorëve, iniciativave komerciale dhe të drejtave televizive. Një përmirësim i çmendur. Gjithashtu, për të dytin vit radhazi klubi i mbylli llogaritë në pozitiv. Nga ky këndvështrim menaxhimi ka qenë i përsosur. Do të duhej tani arritja edhe e objektivave në rezultatet sportive për t’i dhënë vazhdimësi punës së bërë gjatë këtyre muajve të fundit. Fitimi dhe ngritja e trofeve sjell entuziazëm dhe rrjedhimisht edhe më shumë të ardhura. E nëse nevojitet të bëhet ndonjë përjashtim nga rregullat edhe në merkato, le të bëhet.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E mbyllim me Joshua Zirkzee dhe zgjedhjen e tij të dyshimtë në verë për të zgjedhur paratë e United dhe jo projektin teknik kuqezi. Milani e kishte marrë po-në e lojtarit, ishin zhvilluar madje edhe disa takime ballë për ballë mes holandezit dhe Moncadës dhe Zirkzee pati përsëritur vazhdimisht se dëshironte të vinte te Milani. Në ndërtesën e klubit të rrugës Aldo Rosi ishin mjaft të sigurt për firmën e tij, derisa erdhi propozimi nga Mançesteri, i cili propozonte pagimin edhe të një komisioni të madh për agjentin dhe një pagë më të lartë për lojtarin. Ish Bolonja preferoi të pasurohet menjëherë duke rrezikuar të digjet në Mançester, klub që vitet e fundit ka qenë në vështirësi të mëdha. Morali është se starti i Zirkzee te United ka qenë një dështim i madh, deri më sot.

Milani, pasi pa hezitimin e Zirkzee,  zgjodhi të përqëndrohej mbi një lojtar me përvojë si Morata. Alvaro është një personazh pozitiv për mjedisin. Të gjithë do ta donin dikë të tillë, sidomos për sjelljen e tij shembullore gjatë javës. Morata ishte përkëdhelur madje edhe nga një ekip i kampionatit arab dhe për disa ditë Milani pati menduar se ishte me vonesë. Por më pas telefonata e Ibrahimovic, biseda mes dy sulmuesve, ku Zlatan i shpjegoi se do të bëhej pika referuese e skuadrës dhe Morata, që hoqi dorë nga gjithçka tjetër. Stop propozimeve të tjera, është vetëm Milan.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?