Së shpejti Igli Tare do të nënshkruajë kontratën e tij me Milanin dhe do të bëhet Drejtori i ri Sportiv. Do të ketë shumë për të bërë për të ndërtuar një ekip në gjendje për t’u ririkthyer në luftën Scudetto. Do të nevojiten ndërhyrje në çdo repart për të shmangur një tjetër sezon nën pritshmëri.
Sigurisht, ekziston një kuriozitet i madh për të parë se cilat do të jenë lëvizjet në repartin sulmues. Në rolin e qendërsulmuesit, i sigurtë duket vetëm qëndrimi i Santiago Gimenez, i blerë në merkaton e riparimeve dimërore për rreth 35 milionë euro (përfshirë bonuset) dhe i destinuar për të qenë titullari mbi të cilin do të mbështetemi sezonin e ardhshëm.
Ndryshe duhet të shkojë për Luka Jovic dhe Tammy Abraham. Kontrata e serbit skadon në qershor të 2025-ës dhe një tjetër rinovim duket i pamundur. Me përjashtim të ndonjë surprize të bujshme, do të largohet nga Milani. E njëjta e ardhme për ish-Chelsea-n, i cili erdhi i huazuar nga Roma por që nuk ka gjasa të blihet përfundimisht nga Djalli. Në kryeqytet kërkojnë 20-25 milionë euro për shitjen e tij.
Merkato Milan, lajmi i bujshëm për sulmin
Sigurisht, Tare, i ka disa ide për të forcuar repartin sulmues të kuqezinjve. Do të na duhet një sulmues që mund të garantojë një numër të mirë golash. Nuk është e lehtë të gjesh një të tillë me çmim të arsyeshëm.
Por, sipas zbulimit të bërë nga kolegët e CaughtOffside, Milani do të ishte ndër skuadrat e interesuara për Darwin Nunez. Uruguaiani klas 1999 është i destinuar të largohet nga Liverpooli dhe midis klubeve që po vlerësojnë mundësinë e një blerjeje të sulmuesit janë edhe Napoli, Atletico Madrid, Leipzig dhe Al Hilal.
Burimi raporton se Napoli ka pasur disa biseda me agjentët e Nunez dhe është i interesuar që ta marrë në huazim lojtarin. Zgjidhje që vlerësohet edhe nga konkurrentët e tjerë. I vetmi që mund të bëjë një investim të konsiderueshëm mbi lojtarin është shumë i pasuri Al Hilal, në pronësi të fondit sovran saudit PIF.
Liverpooli ka shpenzuar rreth 85 milionë euro për ta blerë Nunez nga Benfica më 2022 dhe do të dëshironte rreth 45 milionë euro për ta shitur. Sulmuesi amerikanojugor ka realizuar 7 gola dhe 7 asiste në 46 paraqitje këtë sezon, një vit jo dhe aq i suksesshëm për të personalisht. Në total me Reds për të janë 40 gola dhe 26 asiste në 142 ndeshje.
Marrëveshja me Nunez nuk është e lehtë, veçanërisht nëse Liverpooli nuk është i hapur për një transferim në formë huazimi. Po ashtu duhet marrë në konsideratë edhe paga neto vjetore e lojtarit prej rreth 5 milionësh. Në letër nuk duket si një profil prej Milani, presim të shohim nëse do të ketë konfirmime të asaj që ka rrjedhur nga Anglia.