Stadiumi i ri është një nga objektivat e Milanit. Kuqezinjtë, pas muajsh dhe vitesh, kanë vendosur të ndërtojnë shtëpinë e së ardhmes në San Doanto. Edhe pas përpjekjeve të shumta për të rinovuar San Siron, të cilat dështuan. Pikërisht për këtë çështja kanë shkruar sot kolegët e të përditshmes La Repubblica, për stadiumin e ri dhe koston e mundshme të tij. Faktikisht, SportLifeCity, pronari i zonës San Franceskos, ka prezantuar një version të parë të masterplanit në Komunës San Donato, në të cilin llogariten edhe kostot.
Kostoja e stadiumit të ri
Konkretisht, kolegët kanë zbuluar se vetëm stadiumi do të kushtonte gjithsej 451 milionë ndërsa i gjithë kompleksi, duke marrë parasysh edhe ndërtesat përreth, do të arrinte një miliard: më saktësisht 948 milionë e 857 mijë euro. Në dokument lexohet: “Një tregues paraprak i kostos së ndërhyrjes në ndërtim. Vlerësimi është kryer duke përdorur një sërë indeksesh të kostove të përcaktuara duke u nxjerrë paraprakisht nga ‘Lista Rajonale e Çmimeve të Punëve Publike 2023-Lombardi’ dhe në bazë të ndërhyrjeve të ngjashme tashmë të përfunduara ose në proces të planifikim/ndërtimit në nivel kombëtar”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Stadiumi i Milanit, kështjella është gati
Ndërkohë që edhe ditën e djeshme, kanë qenë po kolegët gazetarë të La Repubblica që kanë zbuluar edhe detaje të tjera: klubi kuqezi duket se synon të krijojë një qendër të vërtetë argëtimi, të quajtur ‘Podium’. Bëhet fjalë për një zonë ku do të ndërtohen disa ndërtesa për përdorime të ndryshme si hotele, muze dhe zyra. Rreth tyre janë planifikuar katër ndërtesa të cilat do të strehojnë selinë e Milanit, muzeun e klubit Rossoner, AC Milan Team Store dhe një hotel me rreth 200 dhoma. Ndërsa në katin e parë të këtyre ndërtesave, do të jenë në dispozicion 4100 metra katrorë dyqane dhe restorante me pamje nga stadiumi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>