“Podium” në latinisht, podium – padyshim – edhe në përkthimin në shqip. Është aty ku stadiumi i ri i Milanit do të lindë: në San Donato sigurisht (nuk është më lajm), mbi një podium me një lartësi prej 8 metrash. Projekti për impiantin që nga viti 2029 do të presë ndeshjet në shtëpi të kuqezinjve – ndoshta edhe më shpejt – po merr formë. Për të po punon Studio Manica, një butik arkitekture me bazë në Kansas, e specializuar në projektimin e strukturave sportive dhe argëtuese ndërkombëtare.
“Podiumi” i stadiumit të ri të Milanit do të ketë një shtrirje prej 160,000 metrash katrorë. Qëllimi i strukturës do të jetë i dyfishtë: nga njëra anë do të shërbejë si bazë për krijimin e shtatë ndërtesave që do të kompletojnë zonën përballë stadiumit (muzeu i klubit, pallati i zyrave, një hotel…) , nga ana tjetër do të lehtësojë hyrjen e tifozëve nëpër tribuna. “Podiumi” i San Donatos në fakt do të ndërtohet në lartësinë e unazës së parë: për tifozët që ndjekin ndeshjet në sektorët më afër fushës, pra, nuk do të ketë nevojë të ngjisin shkallët apo ashensorët për të arritur vendet e tyre nëpër tribuna.
Do të ngjitet vetëm për të arritur në unazën e dytë, e cila është më e larta. Një ndryshim drastik në krahasim me të kaluarën, apo më mirë thënë në krahasim me të tashmen: sot në San Siro për të arritur në unazën e dytë dhe të tretë, të duhen muskuj e frymë, dhe jo pak. Sheshin e Meazza-s nga ulëset e para në sektorët e sipërm e ndajnë qindra shkallë, ndërsa për t’u “ngjitur” edhe më lart duhet vetëm të ecësh nëpër njërën prej njëmbëdhjetë kullave cilindrike të betonit të armuar që përqafojnë objektin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>