Pas rigjetjes së fitores në Serie A ndaj Empolit, Milani tashmë po mendon dhe sytë i ka drejt transfertës në Bergamo, ku do të ketë një provë shumë të rëndësishme për ambiciet evropiane të Djallit. Atalanta është e dyta, e vetme, me 31 pikë dhe -1 pas krerëve të kampionatit Napoli dhe po luan për të fituar skudeton. Në mes është treshja Inter, Lazio dhe Fiorentina me 28 pikë, më pas vjen Juventusi me 26 dhe kuqezinjtë janë të shtatët (me një ndeshje më pak) në 22 pikë, pra plot 9 pikë pas zikaltërve.
Mirëpo Djalli, pavarësisht 10 pikëve larg kryesuesve edhe në lidhje me negociatat e mundshme, në merkato dhe përsa i përket rinovimit të kontratave nuk duket se kanë bërë ndonjë progres. Në fakt negociatat për rinovimin e Theo Hernandez kanë muaj që janë në vend. Kjo duket edhe se është arsyeja se përse, duke qenë se kontrata e tij skadon më 30 qershor 2026, mbrojtësi francez mund të shitet që këtë verë. Lajmet flasin për skuadra nga Premier League që janë gati të nisin negociatat.
Madje, sipas zbulimit që raportohet nga kolegu gazetari Sacha Tavolieri, është drejtori ekzekutiv i Manchester United, Omar Berrada, e ka përfshirë emrin e Theo Hernandez në listën e dëshirave të trajnerit Ruben Amorim. Mbetet për t’u kuptuar vlerësimi që do të bëjë Milani dhe mbi të gjitha është diçka që do të shqetësojë verën. Vështirë se kuqezinjtë do të heqin dorë të shesin një nga lojtarët e tyre më të mirë midis sezonit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>