MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, s’mund të humbim më kohë. Pankina: në lojë edhe Conte dhe Allegri
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, s’mund të humbim më kohë. Pankina: në lojë edhe Conte dhe Allegri

By
Milanistat
25.05.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Në protestën e fortë, por civile, të popullit milanist, fillimisht në Casa Milan e më pas në San Siro, dje më në fund u mbyll sezoni i dështuar i Djallit, që vitin tjetër nuk do të luajnë në asnjë kompeticion evropian. Me fitoren kundër Monzës, kuqezinjtë rreshtohen përfundimisht në vendin e shtatë, një pozicion me të cilin do të shmangnin ndeshjen për Kupën e Italisë në gusht, por do të duhet të presin edhe rezultatin e Fiorentinës që do të përballet me Udinesen sonte jashtë fushe.

TRAJNERI I RI – Por tani ka ardhur momenti të mendojmë menjëherë për të ardhmen sepse Milani nuk mund të humbasë më kohë. Sipas kolegëve të redaksisë sportive të të përditshmes së njohur gjeneraliste sportive Corriere della Sera, ditët në vijim do të shpallet më në fund edhe Drejtori i ri Sportiv, që do të jetë Igli Tare, i cili ka firmosur 2+1 sezone dhe do të përftojë 800 mijë euro neto në vit. Ish Lazio do të duhet të marrë menjëherë një vendim thelbësor shumë të rëndësishëm: kush do të jetë trajneri i ri që do të zëvendësojë Sergio Conceiçao-n? Zgjedhja e parë është Vincenzo Italiano, i cili megjithatë duket se është i vendosur të rinovojë kontratën me Bologna-n. Një emër tjetër që duhet hequr nga lista e Djallit është edhe ai i Roberto De Zerbi, që do të mbetet në Marseille.

EMRAT E NXEHTË – Në dhomat sekrete te klubit të rrugën Aldo Rossi e kanë kuptuar se nuk kanë nevojë për baste të tjera, por për siguri në stol dhe për këtë arsye emrat e nxehtë janë ato të Antonio Contes dhe Massimiliano Allegrit. I pari sapo ka fituar kampionatin dhe ditët në vijim do të takohet me De Laurentiis për të folur për të ardhmen. Mirëpo në gjurmët e tij  është edhe Juventusi që duket se është përpara Djallit. Ndërsa livernezi është gjithnjë i lirë dhe do të kishte shprehur tashmë gatishmërinë e tij për t’u rikthyer në Milanello, por një sy edhe nga Napoli, që po mendon për të në rast lamtumire të Contes. Midis trajnerëve pa skuadër është edhe Thiago Motta.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?