Në Milanello u mendua ndryshe. Investimi prej shtatë milionësh plus tre në bonus nuk ishte një bast i lehtë, por një sinjal i qartë: djali që kishte fituar Botërorin dhe Europianin U17 me fanellën e Gjermanisë duhej të bëhej gur themeli në mbrojtjen e së ardhmes rossonere.
- ODAGU, TALENTI QË MBETI NË DHOMËN E PRITJES
- NJË ORGANIKË E SHKURTËR, POR JO PËR TË GJITHË – PARADOKSI KUQEZI
- DEBUTIMI NË KUPË – NJË SHIJIM I SHKURTËR, NJË PARANTEZË PA VLERË
- NJË PROFIL ENDE I PAPJEKUR – ARSYEJA E VËRTETË E KUJDESIT TË ALLEGRIT?
- JANARI – MUNDËSI E PARË E MADHE E JETËS SË TIJ FUTBOLLISTIKE
- RASTI ODOGU, NJË DOSJE E HAPUR
ODAGU, TALENTI QË MBETI NË DHOMËN E PRITJES
Media gjermane e ka pagëzuar madje si “Beckenbauer i ri”. Një peshë e rëndë, por një sfidë që në dukje i shkonte për shtat një centrali modern, elegant, të shpejtë, të fortë.
Mirëpo realiteti i Serie A ka qenë i ftohtë: teksa festa e Krishtlindjeve afrohet, David Odogu është ende i mbërthyer në një zero të padëshiruar.
Asnjë minutë në kampionat. Asnjë provë për të treguar veten. Asnjë hap për të ndezur imagjinatën e tifozëve.
NJË ORGANIKË E SHKURTËR, POR JO PËR TË GJITHË – PARADOKSI KUQEZI
Në një Milan që vuan mungesa, që luan me një mbrojtje me tre njerëz dhe ka vetëm pesë qendërmbrojtës të vërtetë, pritej që Odogu të ishte më i përfshirë.
Tomori, Gabbia dhe Pavlovic janë e vërteta e fushës, ndërsa De Winter është zgjedhja e parë e Allegrit për rotacion. Dhe kur ka ardhur momenti për ndryshime, trajneri ka zgjedhur gjithmonë belgutin – ndonjëherë edhe me performanca të diskutueshme.
Ndërkohë Odogu ka parë nga stoli, ka pritur, ka shtrënguar dhëmbët. Thirrjet e trajnerit Oddo (tre gjithsej) nuk mjaftojnë për të maskuar faktin e madh:
djalli i ri është lojtari i vetëm i repartit që ende nuk ka marrë frymë Serie A.
DEBUTIMI NË KUPË – NJË SHIJIM I SHKURTËR, NJË PARANTEZË PA VLERË
E vetmja dritare në këtë sezon ka qenë debutimi 12-minutësh në Kupën e Italisë kundër Lecces. Allegri e aktivizoi me ndeshjen tashmë të mbyllur 3–0. Një skenë e qetë, pa presion, pa peshë taktike, një episod që nuk ndryshoi asgjë në strukturat e ekipit. Odogu mbeti aty, në kofshin e stolave të San Siros, i padëgjuar, i paprekur nga ritmi i kampionatit italian.
NJË PROFIL ENDE I PAPJEKUR – ARSYEJA E VËRTETË E KUJDESIT TË ALLEGRIT?
Në Milanello askush nuk dyshon te cilësitë fizike dhe potenciali i tij. Por Serie A kërkon diçka tjetër: precizion, vendosje perfekte, lexim të hapësirave, sincroni milimetrike – gjëra që Allegri i kërkon me fanatizëm në linjën e tij të mbrojtjes.
Dhe këtu qëndron thelbi:
Odogu është ende i papjekur taktikisht.
Edhe pse ka fituar gjithçka me përfaqësueset e rinisë gjermane, ai mbetet i paprovuar në nivel klubesh. Vetëm tre ndeshje me Wolfsburgun në Bundesliga, një eksperiencë shumë e hollë për një kampionat si Serie A-ja.
JANARI – MUNDËSI E PARË E MADHE E JETËS SË TIJ FUTBOLLISTIKE
Prandaj, në Casa Milan po përgatiten për të marrë një vendim:
një huazim për ta çliruar, për ta bërë që të marrë frymë, që të gjejë ritëm, që t’i njohë fushat italiane.
Një periudhë gjashtëmujore, një pakt zhvillimi, një stazh gjigant që mund ta kthejë mbrapsht te Milani si një lojtar i ri, më i pjekur, më i gatshëm për kërkesat e Allegrit.
REFLEKTIMI I MADH – A E K MILANI LUKSIN E MBAJTJES NË ORGANIKË TË NJË TALENTI QË NUK LUAN?
Në fund, mbetet pyetja e madhe e ngritur edhe nga analistët italianë:
A është e shëndetshme që një skuadër me vetëm 19 lojtarë të repartit të ketë elementë të papërdorshëm?
Në një Milan që vuan mungesa, lodhje, presion dhe ritme të çmendura, është paradoksale që një qendërmbrojtës i paguar rëndë dhe i konsideruar diamant i së ardhmes të mos jetë ende gati për të kontribuar.
RASTI ODOGU, NJË DOSJE E HAPUR
David Odogu ka kohë, ka potencial dhe ka ambicie. Por sezonet e mëdha nuk presin. Janari mund të bëhet stina e tij e parë e vërtetë. Dhe Milani pret – jo për të gjykuar, por për të kuptuar nëse diamanti i blerë në verë ka nevojë për më shumë kohë, më shumë punë, më shumë ndeshje.
Një gjë është e qartë:
rasti i tij do të jetë një nga dosjet më të nxehta të merkatos rossonere.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
