Ka gjithnjë e më pak kohë deri në big match të pasdites së sotme: kuqezinjtë nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë hap fals
Në botën e futbollit, çdo ndeshje përfaqëson një mundësi dhe një bankoprovë për lojtarët dhe taktikat. Është kjo edhe situata me të cilën ndodhet Milani sot, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Juventusit.
Për shkak të një sërë rrethanash, ndër të cilat dëmtime dhe pezullime, do të ketë ndryshime të rëndësishme në formacionin kuqezi.
Rikthimi i pritur
Tammy Abraham ka përpara tij një mundësi të artë. Të jesh në qendër të sulmit të Milanit në një ndeshje kaq të rëndësishme mund të përfaqësojë një pikë kthese për një lojtar në kërkim të qëndrueshmërisë. Rrethanat kanë dashur që, pas mungesës së Alvaro Moratës për shkak të skualifikimit dhe dëmtimit, anglezi të mund të rifitonte një rol kryesor prej protagonisti në ekonominë e lojës së Milanit.
Mbrojtje e rinovuar
Mungesa e Thiaw çon edhe në një riorganizim të repartit të mbrojtjes, ku do të shohim Emerson Royal, Fikayo Tomori, Matteo Gabbia dhe Theo Hernandez duke siguruar mbrojtje përballë portierit Mike Maignan. Në veçanti, përfshirja e Gabbias si titullar për herë të parë nën drejtimin e trajnerit të ri portugez Sergio Conceiçao është një tjetër shenjë se si rrethanat aktuale u ofrojnë të gjithë pjestarëve të skuadrës mundësinë për të demonstruar vlerën e tyre dhe për të kontribuar aktivisht në kauzën e Milanit.
Rishikimi
Do të jetë interesante të vëzhgohen zgjedhjet taktike të Conceiçaos, që duket se përvijojnë një Milan të një profil të shëndetshëm për ndeshjen kundër Juventusit: është kjo ajo që kanë zbuluar kolegët e të përditshmes sportive Corriere dello Sport. Përfshirja e Bennacer pa hequr dorë nga Musah, Fofana dhe Reijnders, sugjeron një strategji që synon të shprehë forcën dhe dinamizmin, duke ndjekur shembullin e performancës së fundit dhe triumfuese në Madrid. Formacioni duhet të jetë sërish 4-2-3-1 dhe amerikani do të luante si mesfushor i djathtë sulmues bashkë me Reijnders pas Abraham.