Kjo dritare merkatoje verore po e kurorëzon Milanin si klubin më aktiv në të gjitha frontet, me shumë e shumë lajme që vazhdojnë të kërcasin në orbitën rosonere. U nis me një lajm që na goditi të gjithëve ne, tifozëve të Milanit: me shitjen e vështirë të Sandro Tonalit, por e cila më pas shqeu dyert për shumë operacione të tjera merkatoje. Që ende nuk kanë mbaruar.
Midis transferimeve (do të nevojiten goxha deri në fund të gushtit) dhe blerjeve të tjera që janë në planet e Milanit, merkato e rosonerëve është çdo gjë tjetër veçse jo e përfunduar. Ndaj, për të bërë një bilanc të situatës së lajmet më të fundit, i kemi bashkangjitur të gjitha zërat, deri tek ata të orëve të fundit për t’u dhënë ju më të rëndësishmet e ditës së sotme. Shumë të reja, për t’u ndjekur njëra pas tjetrës. Duke nisur nga e para, që ka të bëjë me Charles De Ketelaere, për të cilin do të flasim më poshtë.
Lajmet më të rëndësishme: De Ketelaere te Atalanta zhbllokon merkaton e Milanit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Siç thamë më lart pra, largimet do të jenë të një rëndësie thelbësore për Milanin në këtë muaj të fundit të merkatos. Më i rëndësishmi do të ishte ai i De Ketelaere, i cili tashmë duket gjithnjë e më afër me Atalantën. Nerazurrët kanë një akord me Furlanin mbi bazën e një huazimi prej 3 milionë eurosh plus të drejtës së blerjejes të fiksuar në 23 milionë, me Dean që do ta paguajë të plotë pagën e belgut. Kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm detajet e fundit (futja e një shifre për kundërblerje, për shembull), por Milani dhe Atalanta e kanë arritur një marrëveshje.
Tashmë mungon vetëm miratimi përfundimtar i De Ketelaere, i cili do të flasë me agjentët e tij orët e ardhshme dhe do të vlerësojë propozimin e Atalantës. Sidoqoftë, ndjesitë janë mjaft pozitive. Edhe sepse CDK – që do të dëshironte të qëndronte në Itali – e di se do të ishte i destinuar të gjente shumë pak hapësirë te Milani. Pra, zhvillime të reja priten së shpejti. Por ndërkohë, le të vazhdojmë me lajmet e tjera të merkatos Milan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjëra turke
Kujdes edhe përsa i përket mesfushës rosonere. Musah është blerja më e fundit në një repart që ka ndryshuar në mënyrë drastike fytyrën këtë verë. Por revolucioni mund të vazhdojë akoma nëse Rade Kruniç do të transferohej vërtet te Fenerbahçe. Lojtari tashmë do të kishte arritur një marrëveshje me turqit, ndërsa Milani tani për tani po reziston në pozicionet e tij, në pritje të një lëvizjeje zyrtare të klubit të Stambollit. Por orët e fundit kanë mbërritur lajme të reja nga Turqia, pikërisht nga gazetari që e zbuloi i pari këtë lajm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ja çfarë shkruan Yagiz Sabuncuoglu për SportsDigitale.com: “Kur Milani të ketë përfunduar një tjetër blerje në mesfushë përveç Musah, do ta lërë Krunic të largohet për një shumë prej nga 8 deri në 10 milionë euro. Dzeko ka folur me Raden dhe e ftoi të vinte te Fenerbahçe”. Blerje tjetër në mesfushë, pra? Ka mundësi, veçanërisht nëse Kruniç shtyn të transferohet në Türkiye.
Bye bye
Jo vetëm De Ketelaere. Vazhdon puna për shfryrjen e organikës së Milanit, që tashmë i ka thënë lamtumirë (përveç Tonalit) Gabbias, Maldinit dhe Rebiç. Siç raporton Sky Sports, është kryer edhe huazimi i portierit Devis Vasquez te Sheffield Wednesday. Djaloshi do të shkojë për të fituar eksperiencë për një sezon në Angli, pastaj si të shihet. Ndërkohë, sirenat e merkatos po kumbojnë edhe për Yacine Adli: siç raporton MilanNews, po reziston kandidatura e Salernitanës, me Paulo Sozën, i cili me sa duket po shtyn për marrë francezin pasi e ka stërvitur edhe më parë te Bordeaux. Për t’u monitoruar edhe situata e Colombos, që kërkohet me forcë nga Ranieri te Cagliari.
Emër i ri
Emër surprizë për mesfushën rosonere vjen nga Argjentina. Në fakt, sipas asaj që raportohet nga Affari Italiani, Milani do të kishte vënë në shënjestër Federico Redondo, klas 2003, në pronësi të Argentinos Juniors. Djali ish Real Madrid dhe Milanit, Fernando Redondo, 20-vjeçari i talentuar ka edhe një pasaportë spanjolle dhe kontrata e tij skadon në dhjetor 2024. Federico Redondo mund të jetë një mundësi interesante në merkato: në fakt, vlerësimi i tij aktual mund të jetë rreth 5 milionë euro. Milani bën llogaritë.
Të reja nga Barcelona
La Gazzetta dello Sport ka lançuar një sugjerim intrigues merkatoje për mbrojtjen e Milanit. Kështu, sipas rozës, rosonerët do të kërkonin një përforcim në mbrojtje, që nuk është shfaqur veçanërisht e fortë në këtë parasezon. Emri surprizë mund të jetë ai i francezit klas ’95 Clement Lenglet. Në sezonin e tij të fundit në huazim te Tottenham, 28-vjeçari është në pronësi të Barcelonës që e vlerëson rreth 10 milionë euro dhe thuhet se po kërkon blerës për të. Një mbrojtës me këmbë të majtë e me përvojë ndërkombëtare, Lenglet mund të jetë profili i duhur për të përforcuar në mënyrë adekuate paketën qendrore të mbrojtjes. Çfarë mendoni? Për të komentuar këto dhe shumë lajme të tjera së bashku me tifozët e tjerë të Milanit, klikoni në KANALIN TONË FACEBOOK TË TIFOZËVE ROSONERË! <<<