Milan show dhe Tare rikthehet në merkato: ja kë do të blejë!

Milani shkëlqen në fushë dhe pas fitores së madhe kundër Napolit, sytë hapur edhe mbi lëvizjet e ardhshme të Tares në merkato

Milanistat
3 Min Read

Fitorja e madhe në San Siro kundër kampionëve të Italisë së Contes, Napolit, i ka dhënë një shtytje të mëtejshme dhe më shumë entuziazëm një Milani që me siguri e ka nisur me këmbë të mbarë këtë sezon. Mbi skuadër vërehet mirë dora e Allegrit, por po shihen edhe efektet e një merkatoje verës dukshëm pozitive.

Tare, në fakt ka sjellë lojtarë me thellësi dhe cilësi të madhe në Milan, por vlen të përmendet edhe se se jo të gjitha objektivat e tij të merkatos janë përmbushur.

Përkundrazi, për të bërë hopin përfundimtar në cilësi dhe për të synuar vërtet lart, mund të nevojiten edhe disa blerje të tjera. Dhe pikërisht për këtë arsye, drejtori sportiv Rossoner po shikon qysh tani për seancën tjetër të merkatos.

Milan, ja objektivat e ardhshëm të Tare në merkato

Fillojmë me prioritetin, që do të ishte gjithnjë ai i qendërmbrojtësit cilësor dhe me përvojë që supozohej të mbërrinte këtë verë.

Me afrimin e janarit, duket se do të jetë pikërisht ky goditja e parë e merkatos në listën Milan. Pëlqehet gjithnjë Joe Gomez i Liverpoolit, ashtu si edhe Thomas Kristensen i Udineses.

Gjithnjë në shtëpinë bardhezi, një sy edhe mbi Oumar Solet, ndërsa i preferuari i Tares është Mario Gila, i cili së shpejti duket i destinuar të largohet nga Lazio.

Në sfond edhe Berat Djimsiti, kontrata e të cilit me Atalantën skadon në fund të këtij sezoni. Mirëpo, nuk na duhet vetëm qendërmbrojtës.

Sjë sy edhe në krah. Me Allegrin që është gjithnjë e më të vendosur të mbështetet në një formacion 3-5-2, përveç një qendërmbrojtësi tjetër, mund të nevojitet edhe ndonjë anësor.

Në të majtë, Estupinan ende nuk bind plotësisht dhe Bartesaghi është në hapat e parë, ashtu si edhe Athekame në të djathtë. Saelemaekers pra është e vetmja siguri në krah.

Për këtë qëllim, vëmendje ndaj emrit të Marco Palestra, talentit 20 vjeçar italian në pronësi të Atalantës, i cili po bën emër i huazuar te Cagliari. Milan do ta kishte vënë në shënjestër për të ardhmen, edhe pse çmimi i tij po rritet me shpejtësi.

Sigurisht, nuk përjashtohen edhe opsione të tjera që mund të dalin gjatë javëve të ardhshme. E sigurt është se Tare është që duke punuar shumë në prag të seksionit të ardhshëm të merkatos së Milanit, me objektiv përforcimin edhe më të skuadrës në dispozicion të Allegrit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente